Turqia goditet nga një tërmet tjetër me fuqi shkatërruese 5.5 magnitudë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qendra sizmologjike e Evropës (EMSC) ka njoftuar se para pak çastesh Turqia është goditur nga një tërmet tjetër me fuqi prej 5.5 magnitudë.

Deri më tani nuk raportohet për viktima, të lënduar apo dëme materiale.

Ndryshe javën e kaluar Turqia dhe Siria janë goditur nga një tërmet shkatërrues, ku si pasojë kanë humbur jetën mbi 11 mijë persona.

E ekipet e shpëtimit po vazhdojnë me operacionet e kërkim-shpëtimit, të personave që kanë mbetur të ngujuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura.

Në Turqi kanë arritur shumë ekipe të shpëtimit nga vende të ndryshme të botës, ndërsa presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka vizituar zonat e goditura nga tërmeti.

Share This Article