“Përplasje mes disa grupeve” – Austria pezullon misionin e kërkim-shpëtimit në Turqi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ushtria austriake të shtunën pezulloi operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqinë e shkatërruar nga tërmeti për shkak të një “situate sigurie”.

 “Ka pasur përplasje mes disa grupeve”, tha një zyrtar ushtarak për AFP pa dhënë detaje.

Zëdhënësi deklaroi se 82 ushtarë nga Njësia e Ndihmës ndaj Fatkeqësive të Forcave Austriake aktualisht gjenden në provincën jugore të Hatay, “në një kamp së bashku me organizatat e tjera ndërkombëtare, në pritje të udhëzimeve”.

Theksojmë austriakët kishin arritur së bashku me 45 tonë pajisje në Hatay dhe ishin në gjendje të shpëtonin nëntë persona nga rrënojat.

Lëkundjet prej 7.8 ballësh të Rihterit u kanë marrë jetën mbi 24 mijë personave në Turqi dhe Siri.

Ndryshe, Kosova dhe Shqipëria kanë dërguar tashmë disa ekipe të kërkim-shpëtimit në shtetin turk.

Share This Article