Diplomati më i lartë rus ishte në Turqi, për të zhvilluar bisedime me homologun e tij turk Mevlut Cavusoglu.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov deklaroi gjatë një vizite në Turqi se Moska dëshiron që çdo bisedë paqeje në Ukrainë duhet të fokusohet në krijimn e një rendri të ri botëror. Ai shtoi se Rusia kundërshton një rend botëror unipolar të udhëhequr nga një hegjemon. Diplomati më i lartë rus ishte në Turqi, për të zhvilluar bisedime me homologun e tij turk Mevlut Cavusoglu, shkruajnë mediat ruse.
“Çdo negociatë duhet të bazohet në marrjen parasysh të interesave ruse, shqetësimet ruse. Duhet të diskutohet për parimet mbi të cilat do të bazohet rendi i ri botëror”, tha Lavrov.
Rusia ka thënë prej kohësh se po udhëheq një luftë kundër dominimit të Shteteve të Bashkuara në skenën ndërkombëtare dhe argumenton se ofensiva e Ukrainës është pjesë e kësaj lufte. Kremlini këtë javë tha se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të vazhdonte ofensivën e tij më shumë se njëvjeçare në Ukrainë, duke mos parë zgjidhje diplomatike.

