Kishte ngecur brenda veturës që po mbulohej nga uji, policët amerikanë arrijnë ta shpëtojnë gruan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ky është momenti dramatik kur një grua shpëtohet duke e nxjerrë nga dritarja e veturës, që po mbulohej nga uji.

Zyrtarët policorë u detyruan të futen në ujë dhe ta nxjerrin gruan, që kishte ngecur në veturë dhe po fundosej në ujë në Worcester të Massachussetts.

Ekipet emergjente kishin arritur ta gjejnë veturën e gruas që përgjysmë ishte mbuluar nga uji, e kështu arritën ta bëjnë një zinxhir me trupat e tyre për t’iu afruar veturës.

E pasi që gjysma e veturës ishte mbuluar me ujë, policët u detyruan të hapin dritaren dhe ta nxjerrin jashtë.

Ata në fakt thyen dritaren, dhe nga ajo hapësirë zyrtari policorë nxjerrin gruan e disa minuta më vonë e tërë vetura u mbulua me ujë.

Share This Article