Edi Rama, të q******,”-këto janë fjalët e portugezit Ruben Saraiva teksa pozonte për kameran gjatë kohës që kishte ardhur në Shqipëri për të planifikuar vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulajt. TvKlan ka publikuar një video amatore është xhiruar në një nga lokalet e Shkodrës.
Filmimet janë bërë vetëm pak ditë përpara se të ekzekutonte biznesmenin Ardian Nikulaj, në Shëngjin, teksa flet shqip dhe përdor një fjalor banal, me sharje që ia mësojnë ata që ka përreth, ndërkohë që edhe e filmojnë.
Saraiva dhe Harry Simson janë dy personat e vetëm në arrati nga 6 të shpallurit në kërkim, pasi Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Tomas Mithan dhe Harriet Bridgeman u kapën në Londër. Për ta është kërkuar ekstradimi, por vendimi do të merret më 5 Maj. Ndërkohë që kërkimet për Saraivën dhe Simson po zhvillohen edhe në Itali.