Në mbledhjen e sotme Qeveria e Maqedonisë ka marrë vendimin për hapjen e ambasadës në Athinë, si dhe ka vendosur për hapjen e konsullatës së përgjithshme në Selanik.
Një ndër vendimet e sotme të qeverisë ishte edhe heqja e gardhit prej hekuri për rreth godinës së qeverisë, me qëllim të zhbllokimit në tërësi të hapësirës publike përpara qeverisë dhe e njëjta të mund të shfrytëzohet nga qytetarët. Gjithashtu në këtë mbledhje është vendosur që Qendra e re Klinike Universitare, të ndërtohet në komunën e Gjorçe Petrovit.