Montana do të bëhet shteti i parë amerikan që ndalon TikTok-un

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

BBC

Montana do të bëhet shteti i parë amerikan që ndalon gjigantin mediatik në pronësi kineze TikTok. Guvernatori Greg Gianforte nënshkroi ndalimin e tij të mërkurën i cili pritet të hyjë në fuqi më 1 janar.

Platforma TikTok thotë se ndalimi “shkel të drejtat e Amendamentit të Parë të popullit të Montanës”.

TikTok është vënë nën shqyrtim nga autoritetet në mbarë botën për shqetësimet se të dhënat mund t’i kalojnë qeverisë kineze.

Ne duam të sigurojmë banorët e Montanës se ata mund të vazhdojnë të përdorin TikTok për t’u shprehur, për të fituar jetesën dhe për të gjetur komunitetin ndërsa ne vazhdojmë të punojmë për të mbrojtur të drejtat e përdoruesve tanë brenda dhe jashtë Montanës,” shtoi një zëdhënës i platformës.

TikTok pritet të kundërshtojë legjislacionin në gjykata. Muajin e kaluar, ligjvënësit në Montana miratuan një projekt-ligj që ndalon TikTok në pajisjet personale me një votim 54 pro dhe 43 kundër.

Ligji do ta bëjë të paligjshme që dyqanet e aplikacioneve të ofrojnë TikTok, por nuk i ndalon njerëzit që tashmë kanë TikTok ta përdorin atë. Montana, e cila ka një popullsi prej pak më shumë se 1 milion, e ndaloi aplikacionin në pajisjet qeveritare dhjetorin e kaluar citon BBC

Share This Article