• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Monday, May 19, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Erden Atiq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Veriut

Erden Atiq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Veriut

by albnews
19 May, 2023
in Kosova
0
4
VIEWS

Në ndërtesën e komunës së Mitrovicës së Veriut, të banuar me shumicë serbe, të premten bëri betimin kryetari i ri, Erden Atiq, i cili fitoi këtë mandat nga procesi zgjedhor i 23 prillit të këtij viti për zgjedhjen e kryetarëve të katër komunave të banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Ceremonia e betimit të zotit Atiq u zhvillua pa ndonjë pengesë, ndonëse Bashkimi Evropian kishte tërhequr vërejtjten para disa ditësh për mundësinë e tensionimit të situatës në veri në rast se autoritetet e Kosovës provojnë të vënë në zbatim rezultatet e këtyre zgjedhjeve.

Zoti Atiq u tha gazetarëve menjëherë pas marrjes së detyrës se do t’u shërbejë të gjithë banorëve të kësaj komune pa asnjë dallim.

“Ne me gjithë ekipin, do të punojmë për të gjithë qytetarët e komunës veriore të Mitrovicës pa dallim dhe pa diskriminim. Angazhimin më të madh do ta bëjmë për ta normalizuar këtë pjesë të komunës. I bëj ftesë të gjithë qytetarëve që të na takojnë, të na vizitojnë dhe të bashkëpunojmë sa më mirë për të mirën e qytetarëve”, tha ai.

Një muaj më parë autoritetet e Kosovës organizuan zgjedhjet për kryetarë të katër komunave të banuara me shumicë serbe në veri me gjithë refuzimin e subjekteve politike serbe që të marrin pjesë në proces pa themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës dhe zyrtarët në Beograd reaguan të premtën ashpër pas betimit të kryetarit të ri të komunës së Miitrovicës së Veriut.

Igor Simiq, nënkryetar i Listës Serbe, subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës e që mbështetet nga Beogradi, tha në një konferencë për media të premten se me betimin e kryetarit të ri ka filluar zyrtarisht siç tha pushtimi i veriut.

“Populli nuk mund ta tolerojë regjimin e Albin Kurtit që po zgjatë me muaj. Për këtë arsye ne i japim afat Albin Kurtit deri më një qershor për të ndalur represionin e popullit serb në Kosovë, të ndalojë sekuestrimin e tokave serbe dhe shpronësimet e rreme, të ndalojë me arrestimin dhe aktakuzat e rreme. Të ndalet persekutimi, sepse në të gjitha kazamatet e Kosovës ka serbë të pafajshëm. Të ndalojmë mohimin e të drejtave elementare siç është trajtimi dhe arsimimi. Nëse këto veprime vazhdojnë, më një qershor do të vijë përgjigja vendimtare e popullit serb, e drejta e serbëve për të qëndruar dhe këmbëngulur në tokat e tyre, ne do të mbrohemi me të gjitha mjetet”, tha ai.

Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç tha sot në një konferencë për media në Beograd, se me me veprime të tilla “Prishtina dëshiron ta dëboj popullin serb nga Kosova dhe në mënyrë të hapur të provokojnë luftë”.

Zgjedhjet në Mitrovicë te Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, u mbajtën pas dorëheqjes së kryetarëve të mëparshëm serb, në fund të vitit të kaluar mes mospajtimeve mbi një vendim të qeverisë në Prishtinë për konvertim të targave të makinave të lëshuara nga Serbia në ato të Kosovës.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se betimi i kryetarëve të tre komunave të tjera të banuara me shumicë serbe do të ndodhë në ditët në vijim brenda afateve të përcaktuara ligjore.

“Kemi dy situata, i kemi dy kuvende komunale të njëjta si ky në Mitrovicë të veriut ku ka kuvende do të organizohen vetëm seanca për dhënien e betimit të kryetarëve. Ndërsa në ato vende ku nuk është konstituuar kuvendi, ligji parasheh 15 ditë që seancën ta thërret kryetari i zgjedhur”, tha ai.

Diplomatët perëndimor kanë ngritur shqetësimet për mundësinë e përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veriun e Kosovës pas fillimit të zbatimit të rezultateve të zgjedhjeve.

Vendet e Quint-it, ku përfshihen Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania dhe Italia, nëpërmjet një deklaratë të përbashkët, thanë se pas bojkotit nga një pjesë e konsiderueshme e komunitetit serb të zgjedhjeve të 23 prillit, rezultatet nuk janë zgjidhje politike afatgjate për këto komuna.

Në deklaratë u bëhet thirrje të gjitha palëve që urgjentisht të punojnë së bashku “drejt një zgjidhjeje që siguron demokraci të qëndrueshme përfaqësuese në këto komuna”.

Previous Post

Menendez: Të mos ushtrojmë padrejtësisht trysni ndaj Kosovës, për shkak të dëshirës për një zgjidhje përfundimtare

Next Post

Rishi Sunak renditet i 275-ti në listën e të pasurve të vendit

albnews

albnews

Related Posts

Kosova “ylli” i eksporteve shqiptare/ Prilli “rikthen” numrat negativë, por shifrat e katërmujorit mbeten në rritje
Albania

Kosova “ylli” i eksporteve shqiptare/ Prilli “rikthen” numrat negativë, por shifrat e katërmujorit mbeten në rritje

19 May, 2025
Përkujtohet 26-vjetori i ngjarjes së Dubravës, aty ku serbët vranë 160 të burgosur shqiptarë
Kosova

Përkujtohet 26-vjetori i ngjarjes së Dubravës, aty ku serbët vranë 160 të burgosur shqiptarë

19 May, 2025
Kosove/ Konstituimi i Kuvendit dështon për herë të 18-të
Kosova

Kosove/ Konstituimi i Kuvendit dështon për herë të 18-të

19 May, 2025
Next Post
Rishi Sunak renditet i 275-ti në listën e të pasurve të vendit

Rishi Sunak renditet i 275-ti në listën e të pasurve të vendit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Britania hedh në Detin e Veriut nëndetësen pa pilot për të ndalur “flotën hije” të Rusisë

Britania hedh në Detin e Veriut nëndetësen pa pilot për të ndalur “flotën hije” të Rusisë

19 May, 2025
Fitoi mandatin e 4-të, Rama bën propozime konkretet se si të ‘shkrijë’ SPAK-un, kundërshton Dumani

Fitoi mandatin e 4-të, Rama bën propozime konkretet se si të ‘shkrijë’ SPAK-un, kundërshton Dumani

19 May, 2025
Kosova “ylli” i eksporteve shqiptare/ Prilli “rikthen” numrat negativë, por shifrat e katërmujorit mbeten në rritje

Kosova “ylli” i eksporteve shqiptare/ Prilli “rikthen” numrat negativë, por shifrat e katërmujorit mbeten në rritje

19 May, 2025
Java nis negativisht për Dollarin, forcohen Paundi e Franga!

Java nis negativisht për Dollarin, forcohen Paundi e Franga!

19 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4716 shares
    Share 1886 Tweet 1179
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM