Këto janë pamjet nga aksioni i policisë në ambientet e kampit në Manzë. Siç shihet në videon e shpërndarë nga Policia me dron, dhjetra forca policie futen në ambientet e kampit, mirëpo hasin në rezistencën e muxhehedinëve.
Nga pamjet e kapura nga lart, shihen persona që tentojnë të zhdukin prova, teksa disa materiale shihen duke u hedhur në kosh dhe duke i djegur nga persona brenda kampit. Ndërkohë, anëtarët e tjerë bllokojnë makinat e policisë.
Këto pamje vijnë pak minuta pas mbylljes së konferencës për shtyp të ministrit Bledi Çuçi dhe drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku. Sipas tyre, nuk është përdorur aspak dhunë nga Policia, madje u shtua se 15 efektivë u lënduan.