Më shumë detaje janë bërë me dije në lidhje me grabitjen që u regjistrua mëngjesin e të shtunës (24 qershor) në një pikë ku kryhen transferta parash në Tiranë.
Policia ka publikuar edhe momentin e grabitjes, regjistruar nga kamerat e sigurisë, ku autori, me kapele dhe maskë në fytyrë, futet dhe nën kërcënimin e armës boshatis sirtarët ku mbaheshin paratë.
Bëhet me dije se ai ka marrë 30 mijë euro, ndërsa më pas është larguar me biçikletë.
Policia ka vendosur një shpërblim prej 5 mijë eurosh për këdo që jep informacione të vlefshme për autorin.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka vendosur në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694110415, duke theksuar se garanton anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.