Tentoi të fuste ilegalisht në Shqipëri rreth 21 mijë euro, procedohet penalisht 35-vjeçari

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 35-vjeçar është proceduar penalisht, pasi tentoi të fuste ilegalisht në Shqipëri rreth 21 mijë euro.

Policia kufitare e aeroportit “Flatrat e Veriut” në hyrje të Shqipërisë kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë 35-vjeçarin Sh.S, ku i kanë konstatuar në çantë 20 980 euro të cilat po tentonte t’i kalonte pa i deklaruar.

Policia sqaron se “Në zbatim të masave të ndërmarra në kuadër të sezonit turistik 2023, për parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare, shërbimet e Policisë Kufitare të aeroportit “Flatrat e Veriut”, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm shtetasin Sh. S.

Gjatë kontrollit, në çantën e shtetasit Sh. S., shërbimet e Policisë gjetën 20 980 euro që ky shtetas tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi”.

Në cilësinë e provës materiale, Policia sekuestroi shumë e parave.

Share This Article