Republika Çeke dhe grupi i Vishegradit mbështetin hapjen e negociatave

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, priti sot në një takim zv.presidenten e Senatit të Republikës së Çekisë, Miluše Horská dhe delegacionin që e shoqëron, të cilët ndodhen në Tiranë për një vizitë zyrtare të Komisionit të Shëndetësisë dhe Politikave Sociale të Senatit.

Gjatë takimit, Ruçi vlerësoi marrëdhëniet politike mes Shqipërisë dhe Republikë Çeke, të cilat i cilësoi të shkëlqyera, që sipas tij vjen edhe nga miqësia e hershme midis dy popujve. Kryetari i Kuvendit theksoi se bashkëpunimi dypalësh ka ardhur duke u intensifikuar, çka është dëshmuar edhe nga shtimi i kontakteve të niveleve të larta.

“Shqipëria i është mirënjohëse Republikës Çeke dhe katër vendeve të grupit te Vishegradit për mbështetjen e fuqishme për hapjen e negociatave. Pavarësisht vendimit të Këshillit Europian të 17-18 tetorit, reformat tona do të vazhdojnë dhe mbështetja gjithashtu”, u shpreh Ruçi.

Nga ana e saj, zv.presidentja e Senatit të Republikës së Çekisë, Miluše Horská, falenderoi kryetarin e Kuvendit për vlerësimin për marrëdhëniet e bashkëpunimin me Çekinë dhe bëri me dije se “Republika Çeke do të vazhdojë të jetë një mbështetëse e fuqishme dhe lobuese për integrimin europian të Shqipërisë dhe do të vazhdojë e zgjerojë bashkëpunimin dypalësh në fushën politike, ekonomike, kulturore etj”.

Ruçi dhe Horská biseduan edhe për disa aspekte konkrete të bashkëpunimit dypalësh si shkëmbimet ekonomike e tregtare, bashkëpunimi politik, turizmi, si dhe shkëmbimet universitare të studentëve./ATSH/

Share This Article