Vetëm 18-vjeçar. Një talent i madh që cilësohet si sulmues i së ardhmes.
Vitor Roque është zyrtarisht futbollist i Barcelonës. Klubi spanjoll zyrtarizoi afrimin e yllit brazilian nga Atletiko Paranaense, për 30 milionë euro, plus 26 milionë bonuse.
Gjatë marsit të kaluar, ai debutoi edhe në përfaqësuesen e Brazilit, duke u bërë futbollisti më i ri që luan me “Seleçao”-n në shekullin e 21-të.
Pas atij rekordi, emri i Vitor Roque u bë i famshëm për klauzolën e vendosur nga Barcelona, ku prishja e kontratës kushton 500 milionë euro.