Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka bërë të ditur sot në një konferencë për media se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.
Veseli ka thënë se do të intervistohet me katër dhjetor në Hagë.
“Ashtu siç jam zotuar se në momentin që do ta kisha një ftesë të tillë unë do ta bëja publike, gjenerata ime si gjithë gjeneratat tjera ka përjetuar shtypjen e rëndë të vendit tonë, ne nuk jemi pajtuar me atë gjendje dhe unë jam krenar që iu jam përgjigjur thirrjes së vendit”, ka thënë ai.