Një incident midis një avioni luftarak rus dhe një droni amerikan është shënuar në territorin e Sirisë.
Sipas raportimeve, avioni rus i është afruar me tepër seç duhet një droni amerikan MQ-9 Reaper, teksa po fluturonin mbi Siri të dielën dhe e ka dëmtuar atë me flakën e motorit.
Incidenti në ajër është konfirmuar nga ushtria amerikane, që njofton se është dëmtuar helika e dronit.
“Droni ishte në një mision kundër terrorizmit kundër grupit të Shtetit Islamik kur flakët e lëshuara nga avioni rus e goditën, duke dëmtuar rëndë helikën”, tha komandanti qendror i Forcave Ajrore, gjeneral-lejtant Alex Grynkewich.
“Më 23 korrik 2023 në orën 12:23 të mëngjesit (EST) aeroplani luftarak rus fluturoi rrezikshëm pranë një droni MQ-9 të SHBA-ve në një mision kundër ISIS, duke ngacmuar MQ-9 dhe flakët prekën atë pasi në jaër u ndanë me vetëm disa metra largësi”, shpjegoi Grynke.\
P
Amerikanët i ka thirrje forcave ruse në Siri që t’i japin fund të menjëhershëm kësaj sjelljeje të pamatur, të paprovokuar dhe joprofesionale, ndërsa rasti i denoncuar nga SHBA është vetëm i fundit i një serie veprimesh të rrezikshme dhe provokuese nga ushtria ruse.
Edhe javën e kaluar një incident i veçantë ndodhi kur një avion luftarak rus Su-35 rrezikoi ekuipazhin e një MC-12 të drejtuar nga SHBA.