Çmenduria e Drake, artisti paguan 1 milionë dollarë për unazën ikonë të “mbretit” Tupac

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drake është një nga emrat më të njohur në skenën globale të repit dhe ndoshta reperi më i njohur i epokës moderne.

Dhe sigurisht një nga më të pasurit. Pasuria e tij ia lejon përveç luksit të shfrenuar, edhe çmendurinë e radhës, që e lidh me “mbretin” e repit amerikan, Tupac Shakur.

Artisti kanadez ka paguar 1 milionë dolalarë në arkën e shtëpisë së ankandeve Sotheby’s për të bërë të vetën një unazë historike të legjendës së muzikës.

Unaza prej ari që ka diamante dhe rubin është projektuar nga vetë Tupac.

Pak ditë më parë mediat amerikane raportuan se ajo u shit për 1 milion dollarë në një ankand në Nju Jork, ndërsa ishte vetë Drake që zbuloi se ai ishte blerësi, pasi postoi unazën në Instagram duke treguar se është pronari i ri i saj.

Shtëpia e ankandeve Sotheby’s e kishte vlerësuar atë midis 200,000 dhe 300,000 dollarë, por çmimi u rrit çmendurisht deri në 1 milionë.

Tupac Shakur e mbajti unazën gjatë paraqitjes së tij të fundit publike në MTV Video Music Aëards më 4 shtator 1996 – nëntë ditë para se 25-vjeçari të qëllohej për vdekje nga një agresor i panjohur në Las Vegas.

Share This Article