Një turiste italiane është gjetur nga policia afër një shpelle në Karaburun, pas 12 orësh kërkime.
Turistja kishte mbetur në shpellë prej tri ditësh dhe e kishte të pamundur lëvizjen për shkak se i kishin mbaruar uji dhe ushqimi.
Gjetja e shtetases italiane u bë në afërsi të vendit të quajtur “Qafa e Petrunës”.
Turistja italiane ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikur për jetën. Ajo ka falënderuar punonjësit e Policisë që i shkuan në ndihmë.
Dy javë më parë një tjetër turiste gjermane u shpëtua në “Kodër Kunje” në Shkodër, ku ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime fizike.