• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Monday, May 19, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Popular
“Hetuesi im, Vangjeli nga Berati, më keqtrajtonte, kur unë qaja, ai këndonte”/ Historia tronditëse e gruas nga Skrapari, që e burgosën me burrin e saj

“Hetuesi im, Vangjeli nga Berati, më keqtrajtonte, kur unë qaja, ai këndonte”/ Historia tronditëse e gruas nga Skrapari, që e burgosën me burrin e saj

by albnews
5 August, 2023
in Popular, Shqiperia
0
5
VIEWS

D. D. rrëfen për herë të parë torturën nga akuzat e inseknuara prej hetuesve komunistë. Ky është një nga rastet që ‘Qendra e Traumës dhe Rehabilitimit’ ka regjistruar në arkivat e saj, si dëshmi e gjallë nga krimet e diktaturës. Dosja D. D., është një nga rastet më flagrante, sesi regjimi komunist i hiqte zvarrë njerëzit, deri në degradim total. Familja e saj kurrë nuk arriti të ngulej në një vend, qoftë edhe buzë një gremine. E bija e saj, të paktën për 15 vitet e para të demokracisë, emigruar në Itali, nuk ka tentuar asnjëherë të vijë në Shqipëri, vetëm për faktin e tmerrit të komunizmit, duke ruajtur sindromën e frikës së asaj kohe, kur degdiseshin orë e çast, ditë e natë.

Ky është një nga rastet që ‘Qendra e Traumës dhe Rehabilitimit’ ka regjistruar në arkivat e saj, si dëshmi e gjallë nga krimet e diktaturës. Ish-të përndjekurit rrëfejnë torturat, inskenimet e akuzave politike dhe jetën e tyre pas rifitimit të lirisë, që tashmë përbëjnë dosjen e gjallë, të regjistruar me kamera dhe diktofon. Emrat e persekutorëve të tyre thuhen hapur, pa drojë, por duke kujtuar gjithçka, si ditën që ka ndodhur. Asgjë nga memoria e tyre, nuk është fshirë. Janë të vërteta që asnjëherë nuk janë thënë dhe pohojnë se do të duheshin libra të tërë, për të shkruar detajet nga më të llahtarshmet, nëpër hetuesi dhe burgje.

Mbi këto dëshmi, Instituti i ish-të Përndjekurve Politikë ka hartuar plot 200 dosje, me emra njerëzish që kanë sajuar vrasje e internime pa fund, për arsye nga më të ndryshmet. Në kuadrin e mbledhjes së këtyre dëshmive për evidentimin e torturës, për të hedhur sadopak dritë mbi pasojat e persekutimit, gjatë viteve të diktaturës, si dhe për të mos lënë në harresë një pjesë të rëndësishme të shoqërisë sonë, u formuluan nga ‘Qendra e Traumës dhe Rehabilitimit’ duke u shpërndarë një numër pyetësorësh (500).

Këta pyetësorë u shpërndanë me ndihmën e Institutit të ish-të Përndjekurve Politikë, në gjithë territorin e vendit. Pyetësorët e shpërndarë kishin për synim të evidentonin gjendjen socialo-ekonomike të ish-të përndjekurve politikë, të nxirrnin në pah pasojat psikologjike te viktimat e persekutimit politik.

Ish-të përndjekurit politikë, sot shqetësohen më tepër për situatën e tyre ekonomike dhe marrëdhëniet familjare, sesa për vuajtjet që kanë përjetuar në të kaluarën. Persekutimi i gjatë politik, nga njëra anë ka lënë pasoja në nivelet e izolimit dhe vetëvlerësimit, ndërsa nga ana tjetër, ka ndikuar edhe në nivelin e besueshmërisë së tyre. Kjo lidhet ngushtë me mënyrën si ata përjetojnë të tashmen dhe si e shohin të ardhmen.

A ekziston një lloj stereotipi paragjykues, te të përndjekurit politikë, si grup i neglizhuar dhe i lënë në harresë? Ndërsa shkëpusim rastin e persekutimit të grave, përndjekjen e tyre, si përgjigje të debatit të hapur së fundi në media, për trajtimin e tyre nga hetuesia e diktaturës, nëse ka ekzistuar përdhunimi si fenomen. Nga këto dëshmi, ndonëse është konsideruar e vështirë për t’u denoncuar prej grave, të përndjekurat përmendim pa droje, gjithë llojet e torturave që kanë hequr nga persekutorët e tyre.

Znj. D., e mban mend hetuesin?

Hetuesin? Vangjel, Vangjel…. nga Berati kishte ardhur…!

Si ju trajtonte hetuesi ju?

Shumë keq. Unë shkoja e robtuar dhe qaja, dëgjoja zë fëmije. Ndërkohë që ai këndonte; “Nënë portokalle moj, të mora erë un ty” thoshte, dhe më kërcënonte, duke thënë se; ju më kini folur për këtë dhe atë, duke shpifur e sajuar gjëra nga më të ndryshmet, që t’i pranoja unë. Këngën s’dua ta dëgjoj. Ajo është puna jonë, ajo është puna jonë, rri aty, trego D., trego D. Po unë nuk kisha…më ulnin poshtë, më ngrinin lart,…më ulnin poshtë… tortura.

Çfarë torturash mban mend në hetuesi?

Në hetuesi më ndalën jashtëqitjen. U trokëllija, s’kërkoja gjë tjetër, as rrahje asgjë.

U trokëllija, isha e ftohur. Me një gjysmë batanije mbulohesha dhe e vija dhe për shtroje. Ato birucat e Skraparit, janë nën tokë, nuk janë në nivel, ishin shumë të ftohta. Të shkoja në banjë?! “Bëje dhe fshije, të mos ta gjejmë ne aty”- më thoshin. Dhe në banjë dy herë në ditë arrija të shkoja. Në 6 të mëngjesit dhe në 6 në darkë. Kjo ishte  më e rënda nga çdo gjë. Nuk ishte as buka, as goditja se sa mos kishe mundësi të shkoje në banjë për…!

Përdornin dhunë fizike?

Jo.

Dhunë psikologjike?

Po ja këto. Na vinin alarmin në orën 12-të të natës. Nënkryetari i Degës, Reshat Guri dhe hetuesi me emrin Vangjel, më kërcënonin, se nuk do mund t’i shihja fëmijët, se do të kisha shumë pasoja.

I ke takuar tani këta njerëz që përmende?

I kam takuar.

Çfarë u ke thënë?

S’ia arritët qëllimit o zuzar! Çfarë mund t’u thuash më? Njëri ka vdekur, kryetari i Degës së Brendshme.

Por pas gjashtë muajsh hetuesi, the se dole në gjyq, si shkoi ky proces?

Mbas 6 muajsh, hetuesit çuan dosjen në gjykatë. Gjykata mbasi e analizon, dërgon përfaqësuesin në Degë të Brendshme dhe thotë: “Materiali që ju më dhatë, unë nuk e komentoj në këtë formë, pasi mund të marr pasoja për punën time, sepse nuk kam materiale për radio transmetuese për këtë person. Nuk u dha asnjë informacion, nuk u pa asnjë gjë, e si mund ta akuzojmë? Është akuzë e kotë”! Por ata nuk e morën parasysh këtë. Ndërkohë që iu përgjigjën gjykatës, që mos të refuzonin akuzën që më kishin vënë, se ata nuk kishin ndër mend, të më nxirrnin nga burgu.

“Pavarësisht, nuk del nga burgu, por për këtë akuzë jo”- tha gjykatësi. Atëherë, ata këmbëngulën që akuza të tjetërsohej, për shpërdorim posti. Kurse për prokurorin e Beratit, ai qe i gatshëm, çfarëdo që të të vinin, thoshte se e kisha bërë. “I kam parë unë” – thoshte. Ai ishte shumë agresor edhe shumë i egër, shumë i vendosur, për të shtypur padrejtësisht çdo njeri, mënyra e tij e punës. Dola në gjyq dhe m’u ngritën këto akuza…!

Gjyqi ishte i hapur?

Gjyqi u bë dhe u lajmëruan që nga Tomorrica, me altoparlant thërrisnin: “Dëgjoni tradhtinë e një gruaje anti-pushtetit popullor”. Dhe dritare të tëra u mbushën me njerëz. Dikush thoshte “varni”! “Dale, dale – tha Refati gjykatësi, – se ka ca rregulla, as neni përkatës jo, mënyra e veprimi të kësaj, nuk është kriminale. Ngadalë, ngadalë” qe urdhri i tij. E më dënuan 4 vjet, për shpërdorim edhe abuzim ndaj Partisë tonë…!

Kërcënimi i tyre, ishte se; meqë ti s’na mund dot ne…. ti munde veten! Më dënojnë kështu 4 vjet, pretenca e prokurorit dhe anëtarëve tjerë, meqë isha nënë e 6-të fëmijëve, pa arsim përkatës. Dhe më lanë tre vjet. Mbas dënimit, më çuan në qytetin Stalin. Kalova atje rreth 2 vjet, ku më pas arrestojnë, bashkëshortin tim, Barjamin.

Kur ishe ti në burg?

Po në të njëjtën kohë, kur isha unë në burg, e arrestojnë edhe Barjamin. Ishte viti 1975, kur i japin urdhër nga lart, për të shkuar në Prrenjas- Gur i Kuq. I thanë pas kësaj, se kërkohet një specialist i mirë në Skrapar, dhe se ai duhet ta kishte kënaqësi, që po e çonin. Im shoq e refuzon, duke i thënë se kishte gjashtë fëmijë për t’i mbajtur. Atëherë i japin urdhër, për t’u paraqitur tek nënkryetari Reshat Bregu, me vendimin e prerë për të shkuar, do, apo s’do.

Një prokuror, nuk e di çfarë e quajnë, i ardhur nga Berati edhe nënkryetari, e marrin me “Xhip”-s Barjamin edhe (shpjegimet e Barjamit) edhe e çojnë deri në Poliçan. Në Poliçan, i hodhën një batanije në kokë, mos të shihet edhe e çojnë në birucat e Beratit, duke i thënë, shiko çfarë favori: të hodhëm batanije, që nesër kur të dalësh, mos të thonë që u izolove.

E kërcënuan që të fliste se më kë bisedonte, për pakënaqësitë që kishte kundër pushtetit. Ai u thoshte se nuk fliste me njeri, se e kishte mendjen tek ushqimi i fëmijëve, kur e hodhën nga malet e Tomorrit. E mbajtën nja 2-3 muaj aty, kur vëllezërit e mi, interesoheshin aty për mua më thanë, që Bajrami nuk është në Prrenjas, u bë si një i humbur dhe s’po e gjenin. Ku nuk e kërkuan njerëzit e mi Bajramin. Ai humbi. Askush nuk e kishte parë.

Kaluan kohë, kishin ardhur në shtëpi, kishin bërë kontroll të imët, kishin shqepur dhe jastëkët e kokës dhe jorganët edhe e nxorën në gjyq. E dënojnë 8 vjet. 8 vjet për agjitacion e propaganda kundër pushtetit popullor. Ai ishte shumë i specializuar për punën e tij, kishte talent edhe punonte jashtë orarit. Në gjyq i nxorën dy dëshmitarë, që nuk i kish parë gjëkundi edhe i thanë që kishte folur me to, kundër regjimit. Jo i tha – as kam folur fare me ta, se unë e dija frikën.

Por, ai thotë se: “Nëse nuk do të kisha mendime kundër sistemit, do të isha gënjeshtar”. Sepse ai ishte torturuar së bashku me gjashtë fëmijët e tij, pa shtëpi, pa bukë, duke u degdisur herë pas here në vende të ndryshme pune, sa më larg shtëpisë. Pastaj del një dëshmitar tjetër, që thotë se im shoq, ka folur për pakënaqësi ndaj sistemit dhe se ka dashur të zhduket. Hetuesi reagon duke thënë se; nuk do ta vriste ,se do ishte kënaqësi e madhe, por do e ngarkonte me gurë në mal të Tomorrit dhe do të urdhëronte të zbriste me to në shpinë. Kjo është torturë. Siç kemi hequr neve. Në vitin 1976 unë dola nga burgu.

Në kohën që ti ishe në burg dhe Bajrami në burg…ku ishin fëmijët?

Barjami ishte në Spaç…! Fëmijët qëndronin vetëm në shtëpi, dhe askush nuk futej brenda, për t’i ndihmuar, pothuaj i zinte lebroza.

Me çfarë jetonin?

Me çfarë jetonin? Ja, i binin vëllezërit e mi nga Tirana ndonjë gjë. Por edhe nga lagjja, ka pasur disa komunistë të mire, si Kareman Ylli, Teki Malindi, që shkonin gjoja për shëtitje edhe hidhnin ndonjë paqetë, (me lekë brenda), se xhadeja ka qenë afër shtëpisë sonë. Këta kishin humanizëm, sepse duke parë padrejtësitë u dhimbseshin fëmijët. Vajzat e shikonin dhe u vinte zor, ku mbajnë mend, se u bënë si kosh plehrash.

Sa keqardhje kishte dhe e merrte paketën ta hiqte, po shumë e pezmatuar, kur shihte se kishte brenda 4-5 mijë lekë. Kjo ishte shumë herë e përsëritur edhe nga miqtë tanë. Nga Tirana vinte vëllai, u linte sa mundesh, se dhe këta ishin në shënjestër. Kështu e kaluan fëmijët e mi jetën.

Ju u liruat në ’76-ën?

Në vitin 1976, në 22 dhjetor, erdha në shtëpi. Gjeta fëmijët.

Nga Qyteti Stalin, shkove drejt në shtëpi?

Po drejt në shtëpi.

Si e përjetove, lirimin nga burgu?

Gjëja më e bukur, s’ka. Mora frymë edhe gjeta numrin e fëmijëve tamam, pa vuajtje. S’kisha nevojë të pyesja se unë e imagjinoja, të bësh një vizitë, e të lësh 6 fëmijë edhe atë të gjirit ta plasësh duke qarë…! Por është Zoti, fuqia absolute shumë e madhe, që ka parë padrejtësitë të bëra mbi ne, mbi fëmijët tanë. Se s’kishte mundësi të jetohej. Ja të lësh 6 fëmijë, njëri në sisë, e madhja 12 vjeçe, kjo është për të treguar me keqardhje dhe për të marrë të tërë informacion, se ka një Zot. Zuzari punon edhe kërkon të godasë, e kërkon të shfarosë horri, po fuqia absolute e atij, i mbajti fëmijët e mi. Asnjë mendim tjetër s’ka.

Për sa orë e bëre rrugën nga Qyteti Stalin, për në Çorovodë?

Nuk e di se ishte ajo gjendja e… a do arrij a s’do arrij.. e gjallë, të shoh fëmijët, s’dua gjë tjetër.

Po, a shkove në shtëpi…??

Po, shkova në shtëpi…! I gjeta fëmijët. Ishte një gëzim që nuk mund të ta them. S’dija pastaj se ku është kjo, ku është ajo. Shumë komshinj që hynin dhe unë nuk dija asgjë për sendet e shtëpisë. Shtëpia ishte bosh, gjithçka na ishte marrë, madje edhe një radio “Sonra”, që e kisha blerë me paratë e barrës, kur punoja në Fier. Edhe atë ma…morën. Po nuk i llogarit njeriu kuvertën e perdet e mullirin apo radion….! Por ndihma e Zotit, që gjeta të gjithë fëmijët, gjallë në shtëpi. Edhe nuk e ndjeja mungesën e Barjamit. Mendoja për fëmijët, torturat e tyre, pa ne.

Vajte në shtëpi, fillove punë?

Jo, nuk fillova punë, por erdhën vëllezërit dhe i thanë sekretarit të parë: të lutem kjo me 6 fëmijë, ka nevojë për edukatën tonë, neve nuk duam t’i biem në Tiranë (se Tirana ju hoqi, e Fieri, e të tëra), por duam t’japim një bukë. Një bukë ta ndajmë në mes, se nga Tirana, nuk e përballojmë dot. Teki Malindi, na tha se do ta shtronte këtë si problem, me Partinë dhe Degën e Brendshme…! E shtroi. Ia refuzuan! Për një moment ja refuzuan. “Do ta shikojmë prapë” – i thotë vëllait. Kështu mbetëm në pritje. Në vitin ’81 a ’82, del im shoq nga burgu.

Nuk ju lejuan, të iknit nga Skrapari në Tiranë?

Nuk na lejuan. Jo për në Tiranë, për në rrethe, tha vëllai. T’i kemi afër, t’u shpiem nga një gjysmë buke, nuk diskutohej Tirana.

Edhe nuk të lejuan?

Jo.

Ti ku punoje?

Nuk punova.

Me se jetoje?

Na sillnin bukë vëllezërit nga Tirana. Asnjë gjë nuk kishim. Ndërsa im shoq, ishte në Spaç.

Kur u lirua nga burgu yt shoq?

Në ’82… duke llogaritur në ’75……me një sjellje shembullore në Spaç, pa munguar një ditë, duke bërë normën përditë, shumë rigoroz në punë, në tunel e të tëra. Vjen në Skrapar dhe i flet një punonjës i Degës së Brendshme, i thotë: “Të ka ardhur një dokument, me një biografi e punës tuaj në Spaç, që është shumë shembullore”.

“Po pse këtu, s’kam qenë shembullor. Ju kot më groposët, unë që kam qenë këtu isha dhe atje”? – i tha im shoq. E liruan, duke i siguruar dhe një vend pune, por im shoq nuk pranoi, duke iu thënë se më mirë preferonte të rrinte pa punë, se sa t’i bëheshin për së dyti ato intriga, që iu bënë dhe ta degdisnin sërish në burg.

Domethënë, yt shoq nuk pranoi të punojë?

Nuk punoi…!

A mund të na thoni, si të gjeti pluralizmi?

Ne kishim ardhur në Tiranë përpara ’90-ës, nja 3-4 muaj, me arsyen se; kisha vajzën sëmurë, më dridhej natën. Pluralizmin? Kush ka gojë ta shpjegojë. Gëzim i madh, gjithë fëmijët e mi u lumturuan, harruan çfarë iu bë. Ato janë thika përjetë, por për momentin gëzuam, se zuzarët u spostuan,  për 16 vjet jo pak na krojtën (na morën) pasuri të tundshme, e të patundshme, na lanë pa shkollë 6 fëmijë, ishte një kohë plot krime,

A jeni e kënaqur me demokracinë?

Shumë e kënaqur. Ku ka komente…të flasësh.

Demokracia i shërbeu integrimit tuaj?

Nuk na ka shërbyer.

Jeni të zhgënjyer nga ana politike?

Memorie.al

Previous Post

“Po më bën presion”, Braçe debat me fermerët në Lushnjë, banorët: Do të na dëgjosh të gjithëve!

Next Post

Në 42-vjetorin e lindjes, mësoni 10 fakte interesante nga Meghan Markle

albnews

albnews

Related Posts

Trump lëviz për të mbyllur Zërin e Amerikës
Albania

Trump lëviz për të mbyllur Zërin e Amerikës

16 March, 2025
Ligji i Shqipërisë? Si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Soros
Albania

Ligji i Shqipërisë? Si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Soros

1 February, 2025
Kërkesat antiligjore të KQZ-së për regjistrimin e emigrantëve dhe loja e pistë  nën rrogoz e PS me votën e diasporës dhe “Naiviteti i PD” pa e kuptuar se djalli fshihet në detaje!
Albania

Kërkesat antiligjore të KQZ-së për regjistrimin e emigrantëve dhe loja e pistë  nën rrogoz e PS me votën e diasporës dhe “Naiviteti i PD” pa e kuptuar se djalli fshihet në detaje!

30 January, 2025
Next Post
Në 42-vjetorin e lindjes, mësoni 10 fakte interesante nga Meghan Markle

Në 42-vjetorin e lindjes, mësoni 10 fakte interesante nga Meghan Markle

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Britania hedh në Detin e Veriut nëndetësen pa pilot për të ndalur “flotën hije” të Rusisë

Britania hedh në Detin e Veriut nëndetësen pa pilot për të ndalur “flotën hije” të Rusisë

19 May, 2025
Fitoi mandatin e 4-të, Rama bën propozime konkretet se si të ‘shkrijë’ SPAK-un, kundërshton Dumani

Fitoi mandatin e 4-të, Rama bën propozime konkretet se si të ‘shkrijë’ SPAK-un, kundërshton Dumani

19 May, 2025
Kosova “ylli” i eksporteve shqiptare/ Prilli “rikthen” numrat negativë, por shifrat e katërmujorit mbeten në rritje

Kosova “ylli” i eksporteve shqiptare/ Prilli “rikthen” numrat negativë, por shifrat e katërmujorit mbeten në rritje

19 May, 2025
Java nis negativisht për Dollarin, forcohen Paundi e Franga!

Java nis negativisht për Dollarin, forcohen Paundi e Franga!

19 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4716 shares
    Share 1886 Tweet 1179
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM