Dyzet e një emigrantë kanë gjetur vdekjen si pasojë e përmbytjes së një varke në ngushticën e Siçilisë. Varka ishte nisur nga Sfax në Tunizi, dhe vetëm 4 persona kanë arritur të mbijetojnë nga përmbytja e saj.
Tre burra dhe një grua arritën të shpëtoheshin nga mjeti lundrues Rimona. Të mbijetuarit rrëfyen se mes 45 emigrantëve, 3 ishin fëmijë, dhe asnjë prej të miturve nuk arriti të shpëtonte.
Ata shtuan gjithashtu se vetëm 15 persona kishin veshur jelekë shpëtimit, por pavarësisht kësaj, nuk arritën të mbijetonin.
Por, sipas La Repubblica, as anija me flamur malteze, mjeti lundrues “Rimona”, dhe as varkat e patrullës së Rojës Bregdetare, nuk konstatuan asnjë trup të pajetë.