Fifi dhe Kida na prezantojnë me look-un e tyre të ri, por bëjnë “xing” me njëra-tjetrën! Shihni ndryshimet që kanë vendosur të bëjnë

albnews
By
1 Min Read

Dy prej vajzave mjaft të njohura të showbizit shqiptar, Kida dhe Fifi kanë ‘bërë’ xing me njëra-tjetrën me look-un e tyre të ri.

E para që na ka prezantuar me look-un e saj ka qenë këngëtarja Kida, e cila ka ndarë në ‘Instastory’ një foto ku shihet me flokët mjaft të shkurtër, duke guxuar jo pak me modelin e ri.

“I japim zyrtarisht fund verës me këtë look të çmendur dhe të preferuarin tim”- shkruan Kida krahas postimit.

Mesa duket edhe këtij trendi të ri flokësh i është bashkuar dhe Fifi, e cila ka prerë flokët shkurt, dhe me baluke.

Po si Kida, edhe Fifi nuk ka nguruar të ndajë modelin e ri me ndjekësit e saj në ‘Instagram,’.

Share This Article