Arkivoli i Klajdi Bitrit, 23-vjeçarit shqiptar i cili mbeti i vrarë në Itali nga një shtizë në zemër, nga 27-vjeçari algjerian Fatah Melloul, ëshjtë larguar nga morgu i spitalit italian pak pas orës 14.
Mediat italiane shkruajnë se arkivoli i Bitrit, i cili u vra duke mbrojtur shokun italian, doli nga morgu nën duartrokitjet e miqve të tij
Makina me trupin është nisur drejt portit, ku në orën 17:00 anija do të niset për në Shqipëri për të sjellë 23-vjeçarin në atdhe, ku do të prehet.
Ditët e fundit nisi edhe një mbledhje fondesh në internet për të mundësuar transportin e trupit të të riut për në atdhe,
Kujtojmë se Bitri mbeti i vrarë teksa ndërhyri në një konflikt për të mbrojtur mikun e tij italian.