Kosova siguron arritjen historike, fiton të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare në vitin 2030

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) është mbajtur në Heraklion të Greqisë, ku Kosova ka fituar të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare të vitit 2030.

Në njërën nga pikat e shumta të rendit të ditës ishte kandidatura zyrtare e Kosovës për të organizuar Lojërat Mesdhetare të vitit 2030, ku folën kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi.

Kjo është konfirmuar pasi në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare pasi kandidatura e Kosovës ka marrë 58 vota pro, pra shumicën dërmuese të votave të të pranishmëve, me vetëm shtatë ishin kundër.

Kjo është një arritje historike për Kosovën duke ditur se në këtë aktivitet sportiv marrin pjesë 26 shtete nga tri kontinente, të cilat do të zbarkojnë në Kosovë në verën e vitit 2030.

Share This Article