200 arrestime dhe 61 kg heroinë, pamje nga megaoperacioni “Tempulli”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia ka bërë publike pamjet e megaoperacionit “Tempulli”, ku u arrestuan 200 persona dhe u shpallën në kërkim 82 të tjerë.

Gjatë këtij aksioni policor i nisur prej muajsh u sekuestruan 829 kanabis, 61 kg heroinë, 15 kg heroinë dhe 15 ekstazi, si dhe një shumë e madhe parash, një lloj droge e re, në formë xhelatine e cila vinte nga jashtë, kryesisht me postë.

Shpërndarësit e drogës u arrestuan, pasi agjentë të infiltruar bënë blerje të stimuluara të lëndëve narkotike.

“ Megaoperacioni “Tempulli”, janë sekuestruar 829 kanabis në 8 muaj, në formë çokollatë një pjesë, 61 kg heroinë, 15 kg heroinë dhe 15 ekstazi. Janë arrestuar, ndaluar dhe proceduar në gjendje të lirë, mbi 1 mijë shtetas. 296 masa sigurie arrest burg, 356 kontrolle banesash, 214 masa sigurie, arrest në flagrancë 19 persona, 82 në kërkim, janë pjesë e 23 grupeve kriminale. Janë sekuestruar kokainë, heroinë, kanabis, armë, telefona, para të konsiderueshme…”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku.

Share This Article