ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Britania e Madhe përshpejton planet e përgatitjeve për luftë 7 hours ago
Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës 7 hours ago
Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri 7 hours ago
Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA 7 hours ago
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 13 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Mbledhja e KS, Rama debate me ambasadorin rus për fjalimin e Zelenskit

albnews by albnews
20 September, 2023
in Bota
0
Mbledhja e KS, Rama debate me ambasadorin rus për fjalimin e Zelenskit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ka nisur me debate mbledhja e Këshillit të Sigurimit mes kryeministrit, Edi Rama dhe ambasadorit të Rusisë. Shkak është bërë tema e Ukrainës e zgjedhur nga Shqipëria si kryesuese e Këshillit të Sigurimit dhe prania si folës përpara Këshillit e presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski.

Menjëherë pas prezantimit të pjesëmarrësve dhe personave të ftuar për të folur nga ana e kreut të qeverisë shqiptare, ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vasili Nebenzia kundërshtoi agjendën e paraqitur. 

RelatedPosts

Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

“Kemi dy pyetje. Mbi ç’bazë propozoni t’i jepni presidentit Zelenskit fjalën përpara anëtarëve të Këshillit të Sigurimit? Pyetja e dytë, me ç’bazë ftoni ju në takim ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut në takimin e sotëm në cilësinë e kryetarit të OSB-së? Ne nuk besojmë se argumentet që na paraqitët janë bindëse. Doja të na shpjegoni pse i është dhënë përparësi presidentit të Ukrainës? Nëse e bëni këtë atëherë do përballeni me praktika shkelëse,“ tha ambasadori rus.

Sipas tij, anëtarët e KS-së i kanë dëgjuar fjalimet e Zelenskit nëpërmjet video-mesazheve.

“Këtu ka një shkelje flagrante të procedurave. Kjo shkelje ka rreziqe në KS, sepse rrezikon të kthehet në shfaqje. Kjo e sotmja do të jetë më shumë një spektakël. Ne nuk kundërshtojmë pjesëmarrjen e Zelenskit, por gjërat të bëhen sipas rregullave. Ato që nuk janë vende anëtare të flasin pas vendeve anëtare. Presidenca shqiptare ka treguar shkelje flagrante,” tha përfaqësuesi rus, duke e fajësuar kryesinë shqiptare të KS-së për ideologjike.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryeministrit Rama.

“Mora shënim komentet e bëra nga delegacioni rus dhe në përgjigje do të doja të konfirmoja se të gjithë anëtarëve të Këshillit u është dëguar lista e personave që do të flasin në rendin e caktuar. Kjo çështje procedurore do duhej zgjidhur teknikisht para se të çelej debati. Duke pasur parasysh temën e debatit sot, ne besojmë se ftesa e Zelenskit për të folur është në përputhje me paragrafin 33. Dhënia e fjalës Zelenskit i jep mundësi anëtarëve t’u përgjigjen pyetjeve të tij. Ky s’është vendim i Presidencës shqiptare, por praktikë e gjatë e KS-së në përputhje të plotë me rregulloren. Pyetjen e dytë kam vështirësi ta kuptoj, sepse OSBE-ja ka një kontribut të madh dhe gjendemi këtu falë kontributit të saj. Po përfaqësuesi i OSBE-së është shqiptar, por nëse do ishit i qartë se cili është problemi më thoni. Më duhet të them se ardhur nga ju i gjithë ky leksion në këtë ndërtesë është një goditje mjaft mbresëlënëse. Shkelja këtu ka të bëjë me faktin që Zekenski do të flasë? Ju ndalni luftën dhe Zelenski nuk do të mbajë fjalën,“ ka deklaruar Rama.

Rama takim me Zelenskin

Pak para nisjes së mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, kryeministri Rama dhe presidenti ukrainas Zelenski, zhvilluan një takim më vete gjatë qëndrimit në Nju-Jork.

Lajmi u bë i ditur Zelenski, i cili falënderoi Shqipërinë për mbështetjen që i ka dhënë Ukrainës.

“I jam veçanërisht mirënjohës Shqipërisë për anëtarësimin në Deklaratën e G7-ës për garancitë e sigurisë për Ukrainën. Ne nënshkruam gjithashtu një deklaratë të përbashkët për të mbështetur integrimin e Ukrainës në NATO,” shkruan Zelenski.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Britania e Madhe përshpejton planet e përgatitjeve për luftë

Britania e Madhe përshpejton planet e përgatitjeve për luftë

13 December, 2025
Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës

Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës

13 December, 2025
Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri

Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri

13 December, 2025
Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result