Një zjarr i përmasave të mëdha që ka rënë të premten pasdite në ish- fabrikën e Qelqit në Kavajë, për pak ka rrezikuar të kthehet në tragjedi. Nga flakët që u përhapën me shpejtësi, u rrezikuan disa banesa, të cilat ishin shumë afër qendrës së zjarrit.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe zjarrfikse, të cilat kanë luftuar për disa orë me flakët. Zjarri rrezikonte që të përhapej më shumë, pasi ai favorizohej edhe nga era e fortë dhe temperaturat e larta.
Policia po vijon hetimet për kapjen dhe identifikimin e autorit ose të autorëve të zjarrvënies. Në ndihmë të zjarrfikesëve të Kavajës kanë ardhur edhe zjarrfikës nga Rrogozhina. Aktualisht zjarri është fikur dhe çdo gjë i është rikthyer nomalitetit në zonën ku kishte rënë zjarri.