Qendërsulmuesi kosovar i Zvicrës U19, Lorent Tolaj, ka realizuar tetë gola në fitoren e kësaj përfaqësueseje ndaj Gjibraltarit në kualifikimet për Euro 2020.
18-vjeçari shënoi tetë golat në fitoren 16:1 në Grupin 10 kualifikues. Ai po ashtu asistoi në një tjetër gol.
Te Zvicra edhe Orges Bunjaku shënoi hat-trick. Ai asistoi në katër gola të tjerë.
Pas tri ndeshjeve, Zvicra ka gjashtë pikë në pozitën e dytë, pas Austrisë që prin me nëntë pikë.
Sulmuesi i Brightonit po shkëlqen këtë edicion edhe te skuadra në Angli. Në tetë paraqitje për ekipin e të rinjve, ai ka shënuar nëntë gola e ka asistuar tre herë.