EMRI/ Kishte dhunuar sistematikisht prindërit, arrestohet 21-vjeçari i shpallur në kërkim. Ja sa vite ishte dënuar i riu
Një 21-vjeçar është arrestuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “dhunë në familje”.
Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Edison Mata, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Berat me 4-muaj burg në 26 shtator 2023, pasi kishte ushtruar dhunë sistematike nga prindërve të tij.
I riu u pikas nga policia në banesën e një të afërmi të tij, ku edhe u arrestua nga punonjësit e policisë, që e transportuan në IEPV Fier.