“Presidenti ukrainas është nazist, nuk ka punë këtu”/ Anulohet fjalimi i Zelenskyt në Parlamentin e Rumanisë!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një fjalim i Presidentit të Ukrainës, Volodymir Zelensky i parashikuar për në orën 17:00 në Parlamentin e Rumanisë është anuluar.

Sipas mediave në Bukuresht ende nuk ka një arsye të qartë se pse u anulua seanca e posaçme parlamentare, por disa burime thonë se shkak është bërë siguria.

Ndërkohë më herët gjatë ditës së sotme një deputete e ekstremit të djathtë në parlamentin rumun bëri një skandal, sic e quajnë mediat, pasi ajo shpalosi një hartë të Rumanisë së madhe, ndërsa kërkoi nga Ukraina që ti kthejë Rumanisë “territoret e vjedhura”.

“Diana Şoşoacă tha se presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy nuk ka punë në Rumani dhe mori – përsëri – retorikën e Kremlinit, duke e quajtur Zelenskiin një “nazist””, shkruajnë mediat rumune.

“Nuk ka gjuhë moldave, ka vetëm rumanisht. Kjo është Rumania, është tokë e shenjtë, dhe Zelenski nuk ka punë këtu, të përdhos Parlamentin rumun, të cenojë sovranitetin e popullit rumun. Ai është nazist. Zelenski është nazist, nuk ka punë në Rumani”, ka thënë senatorja rumune.

Share This Article