ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Horror në Itali/ Nëna vret djalin 9-vjeçar 2 minutes ago
Caktohet data, kur do të dëshmojë në Hagë ish-komandanti i NATO-s Wesley Clark 3 minutes ago
Çmontohet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit të fëmijëve në Spanjë, arrestohen 11 persona, ja ku i çonin të miturit 5 minutes ago
Mali i Zi do dërgojë ushtarë në misionin e NATO-s për të ndihmuar Ukrainën  6 minutes ago
Zbulimet tronditëse nga testi i ADN-së së Hitlerit 9 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

SPAK dërgon për gjykim kryetarin e Bashkisë së Rrogozhinës! Akuzohet për korrupsion…

albnews by albnews
2 November, 2023
in Albania
0
SPAK dërgon për gjykim kryetarin e Bashkisë së Rrogozhinës! Akuzohet për korrupsion…
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka kërkuar dërgimin për gjykim të kryetarit të Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla dhe tre personave të tjerë të akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Vendimi i SPAK pak ditë pasi Memolla u mor në pyetje në lidhje me akuzat e ngritura. SPAK thekson se nga hetimet është provuar se Memolla, në zgjedhjet e parakohshme të 6 marsit të vitit të shkuar, ndikoi tek i pandehuri Blerim Xhamani me detyrë elektriçist pranë FSHU Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij.

RelatedPosts

Organizoi vjedhjen e tonelata drogë me vlerë miliona euro, kush është grupi që fshihet pas tentativës së rrëmbimit të kreut të bandës shqiptare

Historike, Shqipëria në play-off të kampionatit botëror të futbollit 2026

Shqipëria rrezikon të mbetet pa port, qeveria ndryshon sërish kohën e ndërtimit të Porto Romanos

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka kërkuar dërgimin për gjykim të procedimit penal nr.57 të vitit 2022, në ngarkim të të pandehurve :

Edison Memolla me detyrë Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 328-25 i K. Penal;

Ndriçim Tafxhafa, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328 i K. Penal;

Blerim Xhamani, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumentave” kryer në  bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328-25 dhe 186 paragrafi 2 të Kodit Penal;

Isuf Tosku, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave” kryer në  bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 paragrafi 2 i Kodit Penal.

Ky procedim penal është regjistruar pas transmetimit në rrjetet televizive të një regjistrimi audio, ku shtetasi Edison Memolla – kandidat për Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, ndikon tek shtetasi Blerim Xhamani–elektriçist pranë FSHU (Furnizuesi i Shërbimit Universal) Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 06.03.2022.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar dhe është  provuar se i pandehuri Edison Memolla, kandidat për Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 06.03.2022, ndikon tek i pandehuri Blerim Xhamani me detyrë elektriçist pranë FSHU Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 06.03.2022, si dhe komunikon me të pandehurin Blerim Xhamani, për punësime në Bashkinë Rrogozhinë, në këmbim të votës.

I pandehuri Ndriçim Tafxhafa, i ka premtuar një shtetaseje për shlyerje të detyrimeve ndaj OSHEE dhe për strehim, duke i kërkuar të votonte në favor të një kandidati të caktuar në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvilloheshin në Rrogozhinë në datë 06.03.2022.

Gjithashtu të pandehurit Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku kanë falsifikuar të dhënat në procesverbalin e ndërprerjes së energjisë elektrike, duke paraqitur të dhëna të rreme, pasi nuk ia kanë ndërprerë faktikisht energjinë elektrike abonentit debitor.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Horror në Itali/ Nëna vret djalin 9-vjeçar

Horror në Itali/ Nëna vret djalin 9-vjeçar

14 November, 2025
Caktohet data, kur do të dëshmojë në Hagë ish-komandanti i NATO-s Wesley Clark

Caktohet data, kur do të dëshmojë në Hagë ish-komandanti i NATO-s Wesley Clark

14 November, 2025
Çmontohet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit të fëmijëve në Spanjë, arrestohen 11 persona, ja ku i çonin të miturit

Çmontohet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit të fëmijëve në Spanjë, arrestohen 11 persona, ja ku i çonin të miturit

14 November, 2025
Mali i Zi do dërgojë ushtarë në misionin e NATO-s për të ndihmuar Ukrainën 

Mali i Zi do dërgojë ushtarë në misionin e NATO-s për të ndihmuar Ukrainën 

14 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result