Vdekja tragjike e Raphael Dwamenas në fushë gjatë Egnatia – Partizani ka lënë një plagë të madhe te tifozët në Shqipëri dhe jo vetëm. Në Ganë, familja e tij prej ditësh është në lot dhe pret të varrosë trupin e të ndjerit në vendlindje.
Dhimbja është e madhe për 28-vjeçarin, që pësoi arrest kardiak dhe nderroi jete gjatë ndeshjes së javës së 13-të në Superligë. Në Ganë, motra e tij më e vogël dhe e ëma kanë dhënë një intervistë për Onua TV.