• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Sekretari i Mbrojtjes Austin në vizitë të paparalajmëruar në Kiev

Sekretari i Mbrojtjes Austin në vizitë të paparalajmëruar në Kiev

by albnews
20 November, 2023
in Bota
0
4
VIEWS

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin mbërriti për një vizitë të paparalajmëruar të hënën në Kiev, në shenjë solidariteti dhe për t’i siguruar udhëheqësit ukrainas se Shtetet e Bashkuara do ta vazhdojnë mbështetjen për këtë vend që po mbrohet nga sulmi i forcave ruse.

“Ardhja juaj është një sinjal shumë i rëndësishëm për Ukrainën”, tha Presidenti ukrainas Zelenskyy. “I jemi mirënjohës popullit amerikan. Janë me ne gjatë gjithë këtyre vështirësive, muajve të vështirë dhe këtyre viteve”.

Gjatë takimit të hënën, Sekretari Austin lavdëroi vendosmërinë, zgjuarsinë dhe kurajon e popullit ukrainas dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën.

“Mesazhi që ju sjell sot zoti President, është se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë me ju. Do të qëndrojmë me juve për një kohë të gjatë”, i tha ai Presidentit Zelenskyy. “Ajo që ndodh në Ukrainë, nuk ka rëndësi vetëm për Ukrainën, por ka rëndësi edhe për pjesën tjetër të botës”.

Zyrtarë të lartë amerikanë të mbrojtjes thanë se Sekretari Austin mbërriti në Kiev për të diskutuar planet afatshkurtra për stinën e dimrit, si dhe për të planifikuar ndihmën e ardhshme në fushën e sigurisë.

“Po vazhdojmë të ofrojmë ndihmë sigurie me ritme të rregullta dhe po planifikojmë që ta vazhdojmë këtë edhe përgjatë dimrit”, tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes, që bisedoi me gazetarët me kusht ruajtjen e anonimitetit për shkak të shqetësimeve të sigurisë gjatë vizitës.

Kjo është vizita e parë në Ukrainë e Sekretarit Austin që nga prilli i vitit 2022 dhe bëhet ndërsa me afrimin e dimrit zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë janë të bindur se Presidenti rus Vladimir Putin do të rifillojë sulmet ndaj infrastrukturës jetike, siç veproi dimrin e kaluar, duke lënë shumë ukrainas pa energji elektrike në disa prej ditët më të ftohta të vitit.

“Ndër kapacitet më të rëndësishme për këtë dimër do të jetë mbrojtja ajrore”, u tha gazetarëve një zyrtar i dytë i lartë i mbrojtjes që shoqëron në këtë vizitë Sekretarin Austin. “Kemi arritur të rrisim furnizimin me paisje për mbrojtjen ajrore, por kjo nuk do të thotë se nuk ka ende nevoja dhe se të tjera nuk do të lindin në muajt në vijim”.

Gjatë fundjavës pati një valë sulmesh me rreth 40 dronë të prodhimit iranian, që u nisën nga territori rus dhe goditën pozicionet e mbrojtjes ajrore ukrainase.

Ukraina tha se forcat e saj shkatërruan 29 nga 38 dronët, por se dronët që arritën të depërtojnë, goditën disa objekte infrastrukturore dhe shkaktuan prerje të energjisë elektrike për mbi 400 qytete dhe fshatra në mbarë vendin.

Dronët sulmuan zona që nga jugu i vendit, në Odesa dhe Zaporizhia, dhe deri në rajonin Chernihiv në veri, pranë kufirit me Bjellorusinë. Ato gjithashtu sulmuan Kievin për herë të dytë këtë muaj, por zyrtarët ukrainas thanë se u rrëzuan të gjithë dronët që i ishin drejtuar kryeqytetit.

Pentagoni do të vazhdojë të tërheqë nga rezervat e armatimit për të mbështetur Ukrainën, por zyrtarët thanë se gjatë muajve të ardhshëm Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë në Ukrainë edhe një sërë kapacitetesh që ishin miratuar në kontratat e vitit të kaluar. Është shtuar edhe furnizimi me municione, thanë zyrtarët, për shkak të përmirësimeve në Perëndim të kapaciteteve të prodhimit ushtarak.

Vendet e tjera po rrisin gjithashtu kapacitetet e tyre. Gjermania njoftoi më herët këtë muaj se do të dërgonte sisteme të reja të mbrojtjes ajrore deri në fund të këtij viti.

Krahas mbrojtjes ajrore, zyrtarët shpresojnë t’ua mohojnë forcave ruse mundësinë e fortifikimit gjatë dimrit të pozicioneve të tyre. Vitin e kaluar, luftëtarët rusë përfituan nga një zbehje e luftimeve për të fortifikuar territorin që kanë nën kontroll, duke i shtyrë analistët t’i konsiderojnë luftimet si një “ngërç”.

“Nuk do ta quaja një ngërç. Jo. Kjo është një betejë dinamike”, tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes. “Ukraina vazhdon të përparojë dhe të ketë sukses në fushëbetejë kundër forcave ruse. Kemi parë se kanë goditur më thellë brenda vijës së forcave ruse… Kanë bërë përparim në ndërprerjen e operacioneve ruse, në degradimin e kapaciteteve ruse”.

Zyrtari përmendi ofensivën që Ukraina bëri rishtazi në rajonin Kherson, si një shembull i aftësive të Ukrainës “për të krijuar një disavantazh për forcat ruse në një zonë ku, sinqerisht, mbrojtja e tyre është më e rrallë”.

Javën e kaluar njësitë ukrainase i larguan ushtarët rusë nga pozicionet e tyre përgjatë bregut lindor të Lumit Dnipro dhe siguruan disa pozicione të fortifikuara. Kalimi i lumit me paisje të rënda dhe furnizime mund t’u japë forcave ukrainase mundësinë e çeljes së një fronti të ri sulmi në vijën më të drejtpërdrejtë për në Krime, që u aneksua ilegalisht nga Rusia në vitin 2014.

Vizita e papritur në Kiev vjen gjithashtu pasi mbështetja perëndimore rrezikon të lëkundet, veçanërisht pasi ngjarjet në Izrael dhe Gazë po e largojnë vëmendjen nga konflikti i zgjatur në Evropë.

Sekretari Austin do të drejtojë një tjetër takim virtual të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës nga Pentagoni këtë javë. Pentagoni thotë se më shumë se 50 vende pritet të marrin pjesë në këto bisedime që ndihmojnë partnerët e Ukrainës të koordinojnë ndihmën ushtarake që i dërgojnë Kievit.

Ka patur një ngurrim në rritje në Kongresin e Shteteve të Bashkuara për dërgimin e ndihmave të mëtejshme ushtarake në Ukrainë, megjithëse zyrtarë të lartë të mbrojtjes ende vënë në dukje “mbështetjen e qartë dypartiake” për ndihmën e sigurisë për Ukrainën, kur flasin me homologët e tyre të shqetësuar ukrainas.

“Vazhdojmë të besojmë se Kongresi do ta ofrojë këtë mbështetje dhe po hartojmë plane bazuar tek kjo bindje”, tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes, ndërsa pranoi gjithashtu se në rast se ndryshon mbështetja për ndihmën për Ukrainën, administrata do të duhet të rivlerësojë disa nga prokurimet ushtarake afatgjata të planifikuara për Kievin.

Pentagoni vazhdon të jetë po aq aktiv në sigurimin e ndihmës për Ukrainën, sa ç’ishte përpara fillimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, sepse “Ukraina ka rëndësi”, tha një tjetër zyrtar i lartë i mbrojtjes.

“Vazhdoj të dëgjoj nga njerëz që më afrohen për të më thënë: ‘Oh, ndoshta nuk je aq i zënë si më parë’. Kjo është shumë larg të vërtetës, dhe ky udhëtim është një dëshmi për këtë”, shtoi zyrtari i lartë i mbrojtjes. VOA

Previous Post

Kaosi në Kuvend- Bardhi letër Nikollës dhe ambasadave të vendosura në Tiranë: PS po tenton të shuajë zërin e opozitës

Next Post

Marrëveshja me Hamasin për lirimin e pengjeve pranë finalizimit

albnews

albnews

Related Posts

17 anëtarë të familjes El Chapo dorëzohen tek autoritetet amerikane
Bota

17 anëtarë të familjes El Chapo dorëzohen tek autoritetet amerikane

13 May, 2025
SHBA-ja heq mbrojtjen e përkohshme për mijëra afganë
Bota

SHBA-ja heq mbrojtjen e përkohshme për mijëra afganë

13 May, 2025
Gjermania arreston 4 udhëheqës të grupit ekstremit të djathtë “Mbretëria e Gjermanisë”
Bota

Gjermania arreston 4 udhëheqës të grupit ekstremit të djathtë “Mbretëria e Gjermanisë”

13 May, 2025
Next Post
Marrëveshja me Hamasin për lirimin e pengjeve pranë finalizimit

Marrëveshja me Hamasin për lirimin e pengjeve pranë finalizimit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe

Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe

13 May, 2025
Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

13 May, 2025
BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

13 May, 2025
PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

13 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4696 shares
    Share 1878 Tweet 1174
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2391 shares
    Share 956 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1868 shares
    Share 747 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1809 shares
    Share 724 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM