ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer 4 hours ago
Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe 4 hours ago
Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite 8 hours ago
930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore 8 hours ago
Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj 8 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz

Calja rikthehet te medaljet në Çmimin e Madh të Katarit, Qerimaj bën më mirë në dygarësh

albnews by albnews
10 December, 2023
in Show - Biz
0
Calja rikthehet te medaljet në Çmimin e Madh të Katarit, Qerimaj bën më mirë në dygarësh
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shqipëria e peshëngritjes ka mbyllur me një medalje të bronztë pjesëmarrjen e saj në Çmimin e Madh të Katarit, medalje që mban firmën e Briken Caljes. Ndërkohë kampioni tjetër i shtangës kuqezi, Erkand Qerimaj, ka shënuar rezultat më të lartë në dygarësh, duke u klasifikuar i katërti. Çmimi i Madh i Dohas është gjithashtu edhe kualifikues për Lojërat Olimpike “Paris 2024”, që e bën edhe më të rëndësishëm këtë aktivitet.

Por të dy shtangistët shqiptarë konkurruan në peshën 81 kg, e cila nuk është një peshë olimpike. Kujtojmë se Shqipëria e shtangës, si asnjëherë gjatë këtyre dekadave të fundit, aktualisht nuk ka asnjë sportist brenda normës olimpike, ndërsa shpreson që të sigurojë bileta për në Paris gjatë dy eventeve të radhës.

RelatedPosts

930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore

Ambasadori ukrainas në Shqipëri pëson infarkt, transportohet në spital

Nga Marilyn Monroe te Joan Crawford, rilindja e bizhuterive të kostumeve dhe ndikimi i tyre nga Hollivudi

GARAT – Duke u rikthyer te gara e “Grand Prix 2” e zhvilluar të shtunën në Doha, Calja dhe Qerimaj konkurruan në Baterinë A të peshave 81 kg. Në stilin e shkëputjes, Briken Calja shkëlqeu, duke kaluar me sukses provën me 155 kg. Shtërmenasi ngriti fillimisht 142 në provën e parë, ndërsa në të dytën 155 kg, duke siguruar medaljen e bronzit, ndërkohë që nuk i fut për provën e tretë. Një rezultat i rëndësishëm për Caljen, i cili rikthehet te medaljet në evente prestigjioze ndërkombëtare pas rreth 2 vitesh.

Ndërkohë Erkand Qerimaj, nuk ia doli në provën e parë me 151 kg, për të kaluar me sukses provën e dytë me 153 kg. Shkodrani provoi në tentativën e tretë me 156 kg, por nuk e kaloi, duke e mbyllur kështu shkëputjen në vend të katërt me 153 kg. Më tej ishte radha e stilit të shtytjes, aty ku Qerimaj e filloi me këmbë të mbarë, duke ngritur 183 kg, por më pas nuk i kaloi dy provat e tjera me 188 kg, duke e mbyllur kështu shtytjen me 183 kg, për të siguruar një tjetër vend të katërt, ashtu sikurse edhe në dygarësh me 336 kg.

Për Briken Caljen stili i shtytjes ishte një dështim në të tria provat, fillimisht me 186 kg dhe më pas dy herë me 187 kg, duke mos u klasifikuar në dygarësh. Çmimi i Madh i Dohas ishte edhe eventi i fundit i peshëngritjes për këtë vit, ndërsa viti 2024 do të nisë me aktivitete tepër të rëndësishme, siç është Europiani që do të mbahet në Bullgari në shkurt, për të vijuar në fund të marsit me Botërorin e Tajlandës, që është edhe evenimenti i fundit kualifikues për olimpiadën.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer

Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer

14 September, 2025
Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

14 September, 2025
Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite

Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite

14 September, 2025
930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore

930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore

14 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result