Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe nënkryetar i kësaj partie, Memli Krasniqi ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, “i cili tha se masakra e Reçakut ka qenë një fabrikim”.
Krasniqi ka pyetur se si mund të flasim për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, kur ai vend drejtohet nga një i çmendur, i cili mohon qartë gjenocidin dhe masakrat kundër civilëve, të cilat janë kryer haptas në Kosovë?!
“Si mund të flasim për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, kur ai vend drejtohet nga një i çmendur, i cili mohon qartë gjenocidin dhe masakrat kundër civilëve, të cilat janë kryer haptas në Kosovë?! Gjithashtu, turp për të gjithë zyrtarët e BE për mosreagimin ndaj këtyre ofendimeve të tmerrshme”, ka shkruar Krasniqi në Twitter.