ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne 2 hours ago
Tritol në hotelin e Vangjush Dakos 2 hours ago
“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen 3 hours ago
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali 3 hours ago
Opozitari serb/ Ponosh: Vuçiç është një kufomë politike 6 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Technologji

“Serbia nuk ka pse e nënshkruan Draft-Statutin!”- I dërguari i BE për dialogun Prishtinë-Beograd, Lajçak: Për themelimin e Asociacionit nevojit hapa shtesë nga ana e Kosovës

albnews by albnews
21 December, 2023
in Technologji
0
“Serbia nuk ka pse e nënshkruan Draft-Statutin!”- I dërguari i BE për dialogun Prishtinë-Beograd, Lajçak: Për themelimin e Asociacionit nevojit hapa shtesë nga ana e Kosovës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folur për marrëveshjen e Ohrit dhe nënshkrimin e saj mes dy shteteve. Si dhe është prononcuar për Aneksin e Implementimit e Draft Statutin e Asociacionit.

Emisari sllovak theksoi se nuk është e nevojshme që Serbia të nënshkruajë Statutin e Asociacionit, meqë Drafti është dizajnuar të jetë dokument i brendshëm i Kosovës dhe se me nënshkrimin dhe të Kosovës edhe të Serbisë do të bëhej marrëveshje ndërkombëtare, gjë që Lajçak thotë se s’është.

RelatedPosts

Hapet Ekspozita Botërore e Industrisë Inteligjente 2025

Inteligjenca Artificiale “godet” më fort të rinjtë: Rënie e ndjeshme e punësimit në sektorët teknologjikë

SHBA/ Pas vetëvra*jes së 16-vjeçarit, OpenAI shton mjete kontrolli prindëror tek ChatGPT

“Ndërkohë, shtetet anëtare të BE-së e kanë ngarkuar BE-në që zotimet e Serbisë që rrjedhin nga Marrëveshja të përfshihen në Kapitullin 35 të negociatave me Serbinë, i cili mbulon normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, para fundit të janarit 2024. Pra, këtu kemi një afat të qartë kohor për formalizimin e Marrëveshjes si pjesë e marrëveshjes kontraktuale me BE-në dhe e kritereve të anëtarësimit të Serbisë. Më lejoni të shtoj edhe një pikë në lidhje me kërkesën e Kosovës që Serbia ta nënshkruajë Statutin. Sipas pikëpamjes sonë, kjo nuk është e nevojshme. Akti ligjor, ashtu sikur është i dizajnuar tani, është paraparë të jetë dokument i brendshëm i Kosovës. Me nënshkrimin e Kosovës dhe Serbisë, Statuti do të bëhej marrëveshje ndërkombëtare, çka nuk është”, ka shtuar Lajçak.

Mësohet se Lajçak ka thënë për median kosovare, ‘Gazeta Express’, se ekipi i tij ka shqyrtuar disa herë çështjen e formalizimit sipas kërkesës së Kosovës dhe ka treguar se i ka dhënë Kurtit disa opsione dhe se po presin përgjigje.

“Në tetor, të dy liderët shprehën gatishmërinë e tyre në parim për ta pranuar Draft-Statutin evropian për themelimin e Asociacionit. Në të njëjtën kohë, Kryeministri Kurti e kushtëzoi pranimin e Statutit me nënshkrimin nga Kosova dhe Serbia të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, aneksit të saj, si dhe të vetë Statutit. Në të njëjtën kohë, Serbia ka paraqitur pyetje shtesë për sqarim. Kështu pra, aktualisht zbatimi është në pritje për shkak të këtyre kërkesave nga palët, dhe po punojmë fort për t’i adresuar ato në cilësinë tonë si lehtësues. Ekipi im e ka shqyrtuar edhe një herë çështjen e formalizimit sipas kërkesës së Kosovës, si dhe i kemi ofruar Kosovës disa opsione në këtë drejtim, dhe aktualisht po presim përgjigjen e tyre”, ka deklaruar Lajçak.

Ndërkohë, ai ka bërë me dije se për themelimin e Asociacionit nevojiten hapa shtesë nga pala kosovare.

“Jemi duke diskutuar çështjen e formalizimit shtesë të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe aneksit të zbatimit të saj me Qeverinë e Kosovës. Paralelisht, ishim nikoqirë të ekspertëve ligjorë serbë në Bruksel për të diskutuar aspekte të ndryshme të dokumentit. Kjo është legjitime pasi që ky draft është i detajuar dhe i gjerë. Por të mos harrojmë se pranimi i tekstit të Statutit është vetëm një element i procesit dhe nevojiten hapa shtesë nga pala kosovare për themelimin e Asociacionit”, ka thënë emisari i BE për dialogun Kosovë-Serbi.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne

Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne

13 September, 2025
Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

13 September, 2025
“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

13 September, 2025
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

13 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result