Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin krijimin e një shteti të pavarur palestinez dhe “nuk ka pasur asnjë ndryshim politikash” nga administrata në lidhje me këtë qëllim, tha të mërkurën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, pasi publikimit të një artikulli që sugjeronte një ndryshim.
“Ne e kemi bërë mjaft të qartë publikisht se mbështesim krijimin e një shteti të pavarur palestinez. Kjo ka qenë politika e Shteteve të Bashkuara për disa kohë. Ka qenë politika e kësaj administrate. Ju e keni parë Sekretarin të flasë për këtë publikisht”, tha Miller në një konferencë të Departamentit të Shtetit.
Miller shtoi se SHBA po ndjek zhvillimin e shtetit të pavarur palestinez “me garanci reale sigurie për Izraelin”, duke thënë se administrata e Biden besonte se ishte mënyra më e mirë për të garantuar paqen dhe sigurinë për Izraelin, palestinezët dhe rajonin më të gjerë, raporton New York Post.
Ai po ashtu vuri në dukje se Departamenti i Shtetit po shikonte se si të krijonte një shtet të pavarur palestinez dhe po vlerësonte “çdo numër opsionesh” si pjesë e planifikimit të tij për të gjetur se cilat do të ishin efektive dhe do të funksiononin më mirë.
Ndërsa ai refuzoi të detajojë punën e brendshme, ai tha se SHBA po vlerëson një sërë opsionesh të cilat do t’i diskutojnë me partnerët në Lindjen e Mesme dhe brenda qeverisë amerikane, por shtoi se nuk ka pasur ndryshim të politikës.