Disa njerëz kanë vdekur pasi një aeroplan i vogël u rrëzua mbi disa rulo në Clearwater, Florida. Autoritetet thanë se pas rrëzimit të avionit katër rulotë kanë shpërthyer në flakë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 me orën lokale, ndërsa zjarrfikësit kanë treguar se kur shkuan në vendin e ngjarjes i gjetën rulotë në flakë, ndërsa njëra prej tyre kishte brenda avionin e rrëzuar.
“Unë mund të konfirmoj se kemi disa viktima si nga avioni ashtu edhe brenda rulosë,” tha shefi i zjarrfikëses Scott Ehlers më vonë, pa dhënë një numër të saktë se sa njerëz vdiqën.
Ende është e paqartë se sa persona kanë qenë në aeroplan.
Të paktën tre rulo u dëmtuan nga zjarri”, tha Ehlers. “Përveç rulosë që u godit drejtpërdrejt, njerëzit në shtëpitë e tjera mundën të dilnin jashtë”, tha ai.
Një banor i Clearwater, Steven Ascari tha për CNN se shpërthimi tronditi banesën e tij.
“Dhe gjëja tjetër që dini se është parë një shtyllë gjigante tymi,” tha ai.
Piloti i Beechcraft Bonanza V35 kishte raportuar një problem në motor përpara përplasjes, tha Administrata Federale e Aviacionit. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit do të hetojë përplasjen, tha FAA. Avioni përfundimisht doli nga radari rreth 3 milje në veri të një piste dhe u rrëzua në Clearwater.