ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Princi Harry vendos kurorë për nder të të rënëve të luftës ukrainase në një vizitë surprizë në Kiev 6 hours ago
Danimarka do prodhojë karburant për raketat ukrainase, Kremlini: Do përshkallëzojë konfliktin 6 hours ago
Zelensky: Prania e dërguarit special amerikan në Kiev, mbrojtje ajrore për Ukrainën 6 hours ago
Komandanti Suprem i Aleancës së NATO-s në Evropë: Operacioni për rrëzimin e dronëve rusë, i suksesshëm 6 hours ago
Eksportoi 8 tonë domate me pesticide, lihet në burg pronari i subjektit, dy inspektorë të AKU-së në arrest shtëpie 6 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

I kërkuar nga Interpoli, a do ta dorëzojë Serbia kriminelin Milan Radoiçiq?

albnews by albnews
20 February, 2024
in Kosova, Technologji
0
I kërkuar nga Interpoli, a do ta dorëzojë Serbia kriminelin Milan Radoiçiq?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sulmi terrorist serb që ndodhi në veri të Kosovës në shtatorin e vitit të kaluar, e në të cilin mori pjesë dhe e organizoi krimineli serb, Milan Radoiçiq, bëri që ky i fundit të përfundojë në listën e Interpol-it si i kërkuar. E kjo sipas presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, njeriu i cili qëndron prapa Radoiçiqit, krejt kjo ka ndodhur me kërkesën e Kosovës.

“Është shumë e çuditshme (që INTERPOL-i lëshoi ​​një urdhër për Milan Radojicic). Ai nuk është më as nënkryetar i Listës Serbe, por aleat i Vuçiqit. Është pothuajse si Antanta e Vogël, Antanta e Madhe, pra është aleat i Vuçiqit. Sepse ai është aleat i Vuçiqit. Çdo gjë ju ka dështuar nëse nuk e keni sulmuar Vuçiqin”, ka thënë Vuçiq.

RelatedPosts

Analiza: Pezullimi i dialogut strategjik nga SHBA, “sinjal i distancimit” nga Kurti

Osmani shpreh keqardhje për pezullimin e dialogut strategjik me SHBA-të

“Kam shumë për të thënë”/ Ish-ndihmësekretar amerikan i Shtetit: Do të jem dëshmitar në mbrojtjen e Thaçit

Por pavarësisht kësaj, Serbia nuk ka pranuar ende që ta dorëzojë kriminelin Radoiçiq tek Interpol-i.

Lidhur me këtë, analisti Faton Mehmeti thotë se tani është fat për Kosovën që Radoiçiq ka përfunduar në listën e Interpol-it, e jo në zyrën e kryeministrit të Kosovës, ashtu siç kishte ndodhur në të kaluarën.

Image

Faton Mehmeti

“Së pari duhet theksuar se është meritë e qeverisë së Kosovës që Radojeçiqi është në Inteprol dhe jo në zyrën e kryeministrit duke bërë pazare me kryeministrin, gjë që ka ndodhur në të kaluarën”, thekson Mehmeti, sipas të cilit, Serbia nuk do ta dorëzojë asnjëherë Radoiçiqin.

“Nuk besoj se Serbia e dorëzon Radojeçiqin, pasi me rënien e tij bie edhe Vuçiqi. Derisa Vuçiqi është në pushtet nuk besoj se ndodh një gjë e tillë, të dy janë në të njëjtën anije dhe po u fundos njëri fundoset edhe tjetri. Në këtë kuptim, Serbia do përdor alibi të ndryshme për mos ta dorëzuar, me perëndimin që duhet të vendos sanksione ndaj Serbisë derisa të dorëzohet krimineli Radojeçiq. Vuçiqi më tepër se ortaku i tij Radojeçiqi e ndjen frikën, të dyve po u vjen fundi, anija e tyre ka nisur përmbytjen”, shprehet Mehmeti për “Bota sit”.

“Me këtë rast, kriminelët tjerët duhet të jenë të shqetësuar dhe frikësuar për fatin e njëjtë që i pret. Andaj, pas Interpolit ndaj Radojeçiqit pres të këtë më tepër stabilitet në veri nga grupet atje, përveç nëse ka mbet ndonjë besnik i Radojeçiqit e si hakmarrje do të tentojnë destabilitet. Edhe pse mundësitë janë të vogla, pasi KFOR dhe Policia e Kosovës janë prezentë me trupa shtesë”, përfundon për “Bota sot” analisti, Faton Mehmeti.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Princi Harry vendos kurorë për nder të të rënëve të luftës ukrainase në një vizitë surprizë në Kiev

Princi Harry vendos kurorë për nder të të rënëve të luftës ukrainase në një vizitë surprizë në Kiev

12 September, 2025
Danimarka do prodhojë karburant për raketat ukrainase, Kremlini: Do përshkallëzojë konfliktin

Danimarka do prodhojë karburant për raketat ukrainase, Kremlini: Do përshkallëzojë konfliktin

12 September, 2025
Zelensky: Prania e dërguarit special amerikan në Kiev, mbrojtje ajrore për Ukrainën

Zelensky: Prania e dërguarit special amerikan në Kiev, mbrojtje ajrore për Ukrainën

12 September, 2025
Komandanti Suprem i Aleancës së NATO-s në Evropë: Operacioni për rrëzimin e dronëve rusë, i suksesshëm

Komandanti Suprem i Aleancës së NATO-s në Evropë: Operacioni për rrëzimin e dronëve rusë, i suksesshëm

12 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result