Tensionet arrijnë kulmin, Erdogan mallkon kryeminstrin izraelit Netanyahu: Zoti e shkatërroftë!

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tensionet mes kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahut dhe presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan kanë arritur në një tjetër nivel. Ky i fundit ka mallkuar kryeministrin izraelit, siç raportohet nga mediat turke.

Ne ia besojmë Zotit tonë një person të quajtur Netanyahu. Zoti e shkatërroftë dhe e bëftë të mjerë‘. ka thënë presidenti turk.

Kjo deklaratë e fortë nuk ka mbetur pa përgjigje nga Izraeli. Ka qenë ministri i Punëve të Jashtme, Israel Katz i cili ka thirrur në një takim urgjent zëvëndësambasadorin turk, për një notë proteste në lidhje me fjalët e Erdogan.

Ju që mbështesni djegësit e fëmijëve, vrasësit, përdhunuesit dhe kriminelët e Hamasit, jeni të fundit që mund të flisni për Zotin’, ka qenë përgjigja e Katz për Erdoganin.

Heshti dhe ki turp’ , ka shtuar ai.

Tensionet mes izraelit dhe Turqisë kanë qenë në përshkallëzim të ndjeshëm që prej 7 tetorit kur nisi konflikti në shkallë të gjerë mes Izraelit dhe Palestinës. Turqia dhe Erdogan nuk kanë pranuar ta cilësojnë Hamasin si një organizatë terroriste, teksa i kanë bërë thirrje Netanyahut dhe Izraelit të ndalin gjenocidin në Gaza. Por edhe Izraeli ka qenë i ashpër ndaj Turqisë dhe Erdogan duke i akuzuar se po mbështesin një organizatë terroriste si Hamas.

Share This Article