Bota e modës në zi/ Ndërron jetë stilisti Roberto Cavalli

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Stilisti italian Roberto Cavalli ndërroi jetë të premten në moshën 83-vjeçare. Sipas raportimeve stilisti vdiq në shtëpinë e tij në Firence, qyteti ku dhe lindi, si pasojë e një sëmundjeje. Mësohet se në momentet e fundit të jetës, pranë stilistit ka qenë partnerja e tij, Sandra me të cilën ai bashkëjetonte prej 15 vitesh. Ai ka lënë pas 6 fëmijë, më i vogli Giorgio vetëm një vjeç.

I lindur më 15 nëntor 1940 në Firence, Cavalli ishte i njohur për përdorimin e tij të lëkurës së stampuar dhe xhinseve elastike. Roberto Cavalli ishte themeluesi i shtëpisë së modës me emrin e tij. Në vitin 1970 ai prezantoi koleksionin e tij të parë në Paris. Cavalli hapi një dyqan të vogël në Saint-Tropez duke shitur xhinse të përdorura dhe të ripunuara në stilin e tij, ku pati klientë edhe Brigitte Bardot dhe Mick Jagger. Dhe këtu filloi suksesi i tij, me shumë ulje dhe ngritje dhe asnjëherë në mes.

“Moda është pjesë e jetës sonë. Kur zgjoheni në mëngjes, thoni, “Çfarë duhet të vesh për t’u dukur bukur, fantastike, seksi, e veçantë? Kjo është arsyeja pse më pëlqen të jem stilist, sepse mund ta përdor atë për të matur disponimin tuaj, jetën tuaj”, tha Cavalli për CNN në një intervistë të vitit 2008. 

Share This Article