Asgjë nga premtimi për autostradën Shkup-Bllacë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

U paralajmërua gjatë kohë, por assesi të fillojë realizimi i autostradës Shkup- Bllacë.

Fillimisht u paralajmërua që do të realizohet në tremujorin e dytë të këtij viti, e që më pas të prolongohet në tremujorin e katërt. Pushteti disa herë ka anuluar shpalljen e tenderit për ndërtimin e fazës së parë prej 2,5 km.

Por, pavarësisht këtij premtimi të kryeministrit Zaev të dhënë në maj, gjatë lëshimit në përdorim të autostradës nga ana kosovare, pushteti tenderin e shpalli në korrik, më pas e tërhoqi pasi kishte vetëm një ofertues me shumën mbi buxhetin e paraparë. Drejtori i Rrugët Shtetërore, Zoran Kitanov në konferencën  për shtyp me premtim të ri, ndërtimi do të fillojë vitin e ardhshëm.

Tenderi i dytë është të sigurojë një kompani për ndërtimin e autostradës përgjatë vendkalimit kufitar “Bllacë” deri në fshatin Bllacë, ku aksi duhet të fillojë në fillim të vitit 2020. Autostrada është 12.5 km, do të kushtojë 110 milion euro dhe do të ndërtohet deri në vitin 2023./Alsat/

Share This Article