Ndasitë në marrëdhëniet Athinë-Shkup po thellohen edhe më tepër pas deklaratave të fundit të kryeministrit të ri të Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski, se pala greke nuk e ka kuptuar marrëveshjen e Prespës.
Në një intervistë televizive në mediet vendase kreu i ri i qeverisë së Maqedonisës së Veriut ka deklaruar se kryediplomati grek Gerapetriti gjatë deklaratë së djeshme në Luksemburg ku ka theksuar se udhëheqja shtetërore dhe politike në Shkup ka vendosur sistematikisht dhe me këmbëngulje që të mos përdorë emrin kushtetues të saj në diskursin publik brenda vendit duke shkelur në mënyrë flagrante Marrëveshjen e Prespës ka thënë se ministri grek ose nuk e kupton atë, ose e interpreton gabim.
Duke ju përgjigjur sot kryeministrit të ri të Maqedonisë së Veriut , burime diplomatike greke theksojnë:
“Tekstet ligjore nuk interpretohen në bazë të vullnetit dhe dëshirës së supozuar të askujt, por bazuar në ato që shkruhen dhe në frymën e tyre. Termi juridik teknik erga omnes,pra i njëti emër kudo dhe për të gjithë, i cili është thelbi i Marrëveshjes së Prespës, nuk mund të kontestohet asnjëherë. Për këtë arsye, në Maqedoninë e Veriut nuk është ngritur asnjëherë asnjë çështje për interpretim ligjor që nga nënshkrimi i Marrëveshjes”
Nga ana e tij ministri i Jashtëm grek e ngriti çështjen në fjalë në Komisionin e Çështjeve të Jashtme të BE, me Përfaqësuesin e Lartë Josep Borrell që përsëriti qëndrimin e Komisionit se marrëveshjet duhet të respektohen.
“Na vjen keq për mospërdorimin nga disa prej liderëve të Maqedonisë së Veriut të emrit kushtetues Maqedonia e Veriut. Kjo është e qartë dhe është diçka që është rënë dakord në kuadër të marrëveshjes së Prespës. Të gjitha palët duhet të respektojnë kushtet e marrëveshjeve dhe t’i zbatojnë ato në mirëbesim.“- u shpreh Zëdhënësja e Komisionit Ana Pisonero.
Sipas Athinës zyrtare Shkupi po krijon një skenë shkëputjeje, përmes refuzimit metodik për të zbatuar një nga dispozitat bazë të Marrëveshjes së Prespës ,ndlrsa qeveria greke nuk do pranojë aspakdhe asnjëherë deklaratat e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, i cili thotë se është e drejta e tij njerëzore për të quajtur vendin e tij thjesht “Maqedoni” dhe jo ta quajë atë me emrin kushtetues.