Kreu i laburistëve, Sir Kier Starmer ka reaguar me një mesazh falenderues për mbështetësit.
Në rrjetin social “X”, lidhur me fitoren dërrmuese të partisë që ai drejton në zgjedhjet e mbajtura sot (e enjte), shkruan:
“Për të gjithë ata që bënë fushatë për Laburistët në këto zgjedhje, për të gjithë ata që votuan për ne dhe besuan në Partinë Laburiste të ndryshuar – faleminderit”.
Me fitoren e sotme laburistët i japin fund qeverisjes 14-vjeçare të konseratorëve.