Një avion i kompanisë “British Airëays” ka qenë në prag të tragjedisë teksa ka kaluar pranë dy dronëve, duke rrezikuar jetën e ekuipazhit dhe të 200 pasagjerëve që ndodheshin në bord.
Daily Mail shkruan se avioni ishte nisur nga Roma dhe kishte si destinacion Londrën. Në momentin kur avioni po i afrohej pistës së aeroportit Heathroë dhe ishte në një lartësi pak më shumë se 200 metra u shfaqën dy dronët rreth 15 metra larg avionit.
Një raport nga Bordet e Aviasionit të Mbretërisë së Bashkuar (UKAB), që shqyrton incidente të tilla, e vlerësoi këtë si një ngjarje të kategorisë A, ku rreziku i përplasjes ishte shumë serioz. Dronët ishin duke fluturuar pa leje në një lartësi dyfishi ai asaj të lejuar në atë zonë.
Kompania British Airëays shprehu shqetësimin e saj serioz për ngjarje të tilla, duke i kërkuar autoriteteve të hetojnë dhe të marrin masat e duhura.