Mbretëresha Elizabeth , e cila u nda nga jeta më 8 shtator 2022 dhe që arriti të bënte histori si monarku britanik më jetëgjatë, pasi kishte udhëhequr Komonuelthin për gati 71 vjet, thuhet se i është mohuar Çmimi Nobel për Paqe gjatë mbretërimit të saj.
Monarkja, ndonëse gjithë jetën ia kushtoi shërbimit publik duke fituar shumë çmime për shërbimet e saj, duket se ka pasur disa dallime që ajo nuk i ka dëshiruar, si çmimi Nobel për Paqen.
Siç raporton Daily Mail, një oborrtar i lartë dikur tha për vendimin e Elizabeth për të refuzuar këtë çmim prestigjioz se ajo thjesht “nuk e donte nderin”.
“Ndërsa kandidatët nuk kanë nevojë të intervistohen, Pallati Buckingham i është drejtuar në më shumë se një rast nga liderët e Commonwealth-it ‘për udhëzime’ mbi emërimin e Madhërisë së Saj. Atyre iu tha me mirësjellje: ‘Faleminderit, por jo‘, zbulon kolumnisti Ephraim
Edhe pse deri më sot nuk është e qartë pse Elizabeta e refuzoi çmimin, një fjalim që ajo mbajti në moshën 21-vjeçare mund të japë përgjigjen: “Unë deklaroj para jush se e gjithë jeta ime, qoftë e gjatë apo e shkurtër, do t’i kushtohet shërbim”, theksoi atëherë monarkja, duke lënë të kuptohet se është e panevojshme të shpërblehet për përmbushjen e detyrës së saj.