Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë vizitës së tij në Mynih, ka takuar mërgimtarët, ku ka deklaruar se diaspora i ka dhënë mbështetjen e pakursyer vendit në momentet më të rëndësishme të rezistencës, luftës dhe shtetndërtimi.
Postimi i Haradinajt në Facebook:
Diaspora i ka dhënë mbështetjen e pakursyer
vendit në momentet më të rëndësishme të rezistencës, luftës dhe shtetndërtimit.
Tani në përmbyllje të shumë proceseve që po kalon Kosova, roli i diasporës
është i nevojshëm në ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit.
Diaspora duhet ta shoh Kosovën si vend ku mund të zhvillojnë biznese dhe të
investojnë.
Kosova ua ka borxh, andaj ju presim me zemër, si vëllezër e motra e si partnerë në zhvillim!
RH