• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, July 12, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Basha: Te “EuroAtlantikët” kemi kolosë! Batuta e Rakipit: Në Atlantik ka vetëm peshq, jo njerëz

Basha: Te “EuroAtlantikët” kemi kolosë! Batuta e Rakipit: Në Atlantik ka vetëm peshq, jo njerëz

by albnews
13 December, 2024
in Albania
0
28
VIEWS

Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ka deklaruar se drejton partinë Demokratët Euro Atlantikë dhe se kjo parti ka në gjirin e vet “kolosë” të cilët do të garojnë në zgjedhje.

“Kolosët” e grupit të tij, Basha i përmendi pas batutës së gazetarit Ylli Rakipi, i cili i tha se në Atlantik nuk ke njerëz, por vetëm peshq.

I pyetur se pse e mbajti vulën e PD-së me procese gjyqësore kur nuk e kishte me vete anëtarësinë, Basha tha se nuk është e vërtetë që shumicën e anëtarësisë e ka Berisha dhe se këtë e vendos statuti dhe jo perceptimi i publikut.

BISEDA

Ylli Rakipi: Për një kohë të gjatë ju bëtë një luftë për vulën në PD. Dje gjykata regjistroi përfundimisht Saliun si kryetar, pra pronarin, që ia këpute vulën ca kohë, e mori prapë. Ju e mbajtët vulën me procese gjyqësore kur qartazi anëtarësia nuk ju donte, por donte Berishën. Pse e patë të arsyeshme të mbanit vulën kur nuk kishit legjitimitet në PD?

Lulzim Basha: Si në cdo realitet funksionojnë statute dhe ligjet. Dikush thotë je ti shumicë, dikush thotë je pakicë, dikush thotë duan Saliun, të tjerë thonë duan Lulin, por vendos ligji dhe statuti. E kemi çuar në rekurs në Gjykatën e Lartë. Gjykata e Lartë ka thënë se apeli duhet ta shqyrtojë në themel çështjen. Gjykata e Apelit në thyerje të këtij vendimi nuk e ka hapur fare çështjen dhe ka thënë se pala e përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj nuk legjitimohet. Kjo ka shkuar në Gjykatë të Lartë dhe presim drejtësi.

Ylli Rakipi: Akoma? Nuk e merr aty. Në këtë rast, Saliu i ka ata (anëtarësinë).

Lulzim Basha: Ti operon me idenë që ndoshta të është ngulitur që në vitet 90’ kur ke qenë afër Marshallit, që PD është pronë private e Berishës.

Ylli Rakipi: Padyshim. Atëherë isha i ri dhe mendoja kështu. Tani mendoj më keq akoma, ai është pronari. Ti e pranove në njëfarë mënyrë.

Lulzim Basha: Jo thashë të kundërtën, PD nuk është klubi Partizani që të privatizohet dhe të bëhet pronë, as e një njeriu dhe as e një familje.

Ylli Rakipi: Është më shumë se klubi, vetëm ti nuk e paske kuptuar…

Lulzim Basha: Ky është mendimi juaj. Jo vetëm nuk jam dakord, por është premisa që PD nuk mund të jetë kurrë pronë private e një njeriu. Në çdo gjykatë do ta kërkojmë deri në Strasburg, derisa të kthejmë drejtësinë në këtë vend. Kjo nuk na pengon të vazhdojmë me ndërtimin e alternativës tonë politike që do ta kemi në zgjdhje.

Ylli Rakipi: Çfarë alternative, ti nuk ke emër tani.

Lulzim Basha: E kemi Demokratët Euroatlantik. Do të përdorim hapësirën që na jep Kodi që lista e hapur dhe program ynë të jenë ofertë.

Ylli Rakipi: Kjo demokratët euroatlantikë, do ti kërkosh në oqean tani, ngaqë nuk ke këtu? Në Atlantik nuk ka njerëz o vlla, peshq ke… Ti thua jemi demokratët euroatlantikë, ai e ka rrëmbyer të gjithën pronën e vet…

Lulzim Basha: Ai ka mbyllur në një grup të vogël njerëzish egoistë, që për fatet e tyre i kanë vënë shkelmin shpresave të demokratëve për ndryshim.

Ylli Rakipi: Edhe njerëzit që ke krijuar ti, i mori ai. E puthin në ballë atë.

Lulzim Basha: Janë njerëz që e kanë parë PD-në si mënyrë përfitimi personal. Jam i lumtur që nuk janë më në krahun tim. Sot kam njerëz që janë kolosë. Ndoshta emrat e tyre nuk kanë arritur të shpalosen në media, por janë njerëz që kanë luftuar dhe kanë qëndruar

Ylli Rakipi: Ç’kolosë? Ku i ke kolosët o vlla se na çmendo ore, ku i ke kolosët?

Lulzim Basha: Kolosë në qëndrim, kolosë në mendim, kolosë në angazhim, sepse në një kohë të vështirë kur njerëzve që u kishim vënë spaletat e rënda dhe shkuan të lëpijnë atë që kishin pështyrë, këta njerëz të tjerë, që ti ndoshta i njeh një pjesë prej tyre…

Ylli Rakipi: Ku janë ore nxirri! Ti thërrasim këtu edhe ti intervistojmë.

Lulzim Basha: Një pjesë edhe i ke patur, deputetë, anëtarë kryesie.

Ylli Rakipi: Pampurin njoh unë vetëm. Kush është tjetër? Të ikën edhe ata G-12? Ky që kishe më të afërtin, Alibeu, iku krijoi 1912-tën.

Lulzim Basha: Shumë mirë, ashtu e ka menduar edhe ai si ty, që PD është pronë e Berishës dhe duhet parti tjetër. Ndërsa unë dhe qindra mijëra të tjerë, mendojmë se PD nuk mund të jetë pronë private e askujt dhe do të luftojmë deri në fund në gjykatë ndërkohë do të bëjmë betejën para shqiptarëve…

Ylli Rakipi: Ti qofsh por unë nuk e kuptoj këtë gjë. Ai tani pronari, i mori të gjithë, edhe ata që kishe ti, madje dhe ata që krijove ti. Ti më thua mua ka kolosë, jo po ka lindur Sami Frashëri dhe Petro Nini Luarasi që të vijnë te ty. Ku i ke mo?

Lulzim Basha: Re me këmbët e tua brenda. Ti pranon se një numër individësh në disa raste, sic e the vetë, të nxjerrë nga anonimati nga unë, të veshur me besim nga vota e demokratëve dhe pastaj që janë zhytur në xhepin e interesave të tyre të vogla, që kanë filluar të lëpijnë me shumë pasion atë që kanë pështyrë për tre vite dhe që rrethojnë sot një drejtues politik non-grata nga SHBA dhe MB, i pandehur për korrupsion, përbëka alternativë, ndërsa një grup që pikërisht këtë refuzon, premisën e një partie pronë private, një grup që ka qëndruar para një lumi vreri, shpifjesh, sulmet nga më të egrat, jo vetëm verbale, se janë në pazar me njëri tjetrin, pse qëndrojnë? Sepse besojnë te diçka më e madhe, ia vlen ta bësh këtë luftë. Pra i merr shqiptarët në këtë supozim si peshq. Unë nuk i shoh si peshq.

Previous Post

Gjermania, kombi i kulturës nuk ka më para për kulturën?

Next Post

545,400 shqiptarë ishin në kufirin e varfërisë më 2023

albnews

albnews

Related Posts

“Nga bunkerët te raki-ja”, Politico: 9 gjëra që Nigel Farage mund të bëjë në Shqipëri!
Albania

“Nga bunkerët te raki-ja”, Politico: 9 gjëra që Nigel Farage mund të bëjë në Shqipëri!

11 July, 2025
Nxirret nga uji makina e 23-vjeçarit të vrarë, Renis Dobra
Albania

Nxirret nga uji makina e 23-vjeçarit të vrarë, Renis Dobra

10 July, 2025
Surpriza e radhës/ Edi Rama shkul kasolle e ngul kulla. Kompleks gjigant dhe disa kulla në Vlorë
Albania

Surpriza e radhës/ Edi Rama shkul kasolle e ngul kulla. Kompleks gjigant dhe disa kulla në Vlorë

10 July, 2025
Next Post
545,400 shqiptarë ishin në kufirin e varfërisë më 2023

545,400 shqiptarë ishin në kufirin e varfërisë më 2023

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
“Prokurori ishte i yni”/ Trafikanti shqiptar trondit Gjermaninë: E kemi informator

“Prokurori ishte i yni”/ Trafikanti shqiptar trondit Gjermaninë: E kemi informator

11 July, 2025
“Naimi e ka tradhtu Liridonën, ajo e ka kuptu rastin”, avokati i familjes Ademaj tregon rastin që çoi në telashet e para mes çiftit

“Naimi e ka tradhtu Liridonën, ajo e ka kuptu rastin”, avokati i familjes Ademaj tregon rastin që çoi në telashet e para mes çiftit

11 July, 2025
Britania e Franca me skemë të re për kalimet e migrantëve përgjatë Kanalit

Britania e Franca me skemë të re për kalimet e migrantëve përgjatë Kanalit

11 July, 2025
Evropa shënon rekord të ri popullsie me mbi 450 milionë banorë, emigracioni i vetmi nxitës i rritjes

Evropa shënon rekord të ri popullsie me mbi 450 milionë banorë, emigracioni i vetmi nxitës i rritjes

11 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5131 shares
    Share 2052 Tweet 1283
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2573 shares
    Share 1029 Tweet 643
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1966 shares
    Share 786 Tweet 492
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1866 shares
    Share 746 Tweet 467
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1723 shares
    Share 689 Tweet 431
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM