ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Titujt e Gazetave në Uk 2 minutes ago
Fituesja venezueliane e Çmimit Nobel i thotë BBC-së se i njeh ‘rreziqet’ e udhëtimit në Oslo pas muajsh të tërë fshehjeje (video intervista) 9 minutes ago
Ndërsa Trump synon Venezuelën, aleatët e saj, Rusia dhe Kina, tregojnë pak shenja mbështetjeje. 15 minutes ago
Mahmood premton se të gjitha forcat policore do të kenë ekipe të specializuara për krime seksuale. 18 minutes ago
‘Një makth’ – Beteja për Warner Bros po e kthen Hollywoodin përmbys 29 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

“Karriera” kriminale/ Nga vrasja e kryekomisarit Lamaj, arratisja dy herë nga burgu, droga e vjedhjet, kush është 30-vjeçari i arrestuar sot  

albnews by albnews
5 February, 2025
in Albania
0
“Karriera” kriminale/ Nga vrasja e kryekomisarit Lamaj, arratisja dy herë nga burgu, droga e vjedhjet, kush është 30-vjeçari i arrestuar sot  
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Është vënë në pranga një 30-vjeçar, me një “karrierë” të gjatë në botën e krimit.

I shpallur në kërkim nga Shqipëria dhe i dënuar me 14 vite burg, ai është vënë në pranga në Luksemburgut dhe pritet të ekstradohet në vendin tonë.

RelatedPosts

“Korrupsioni prek të gjitha institucionet”/ Altin Dumani nga Durrësi: Kemi vënë para ligjit edhe kolegë, mbi 70 policë të hetuar! Një gjyqtar në organizatë kriminale

14 krime për 2 vite/ GJKKO kalon për gjykim Laert Haxhiun, Kristi Bixhekun dhe të penduarin, Artan Tafani

Kapen katër grabitësit e varreve Ilire në Selcë

30 vjeç i lindur në Krujë është dënuar me 14 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Vjedhja me dhunë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Edison Pula, njihet si njeriu që në Shqipëri hodhi në erë karrierën dy policëve mbasi u arratis në çastet që ata po e fusnin në burg. Po ashtu ai është arratisur edhe nga një burg në Itali.

Nga burgu i Trevizos, u largua së bashku me dy shqiptarë të tjerë, këta të fundit të arrestuar brenda pak orësh.

Por më shumë se sa episodet e vjedhjeve në Itali dhe Shqipëri dhe implikimi në drogë, emri i të arratisurit Edison Pula lidhet me një nga atentatet me tritol të organizuar ndaj njerëzve të hetuar për vjedhjen e një mjeti që u përdor për vrasjen e kryekomisar Ditan Lamaj.

Numri i telefonit që aktivizoi bombën me tritol në 19 shtator 2016 në automjet Gentjan Bejtjes i dëmtuar rëndë në atë kohë, e tradhtoi Elidon Pulën dhe bashkëpunëtorët e tij.

Krimet e renda e hetuan në atë kohë shënjestrën e atentatit të Pulës, Gentjan Bejtja, së bashku me Enver Stafukën, si hajdutët që siguruan makinën “BMË” prej nga ku u qëllua me breshëri Dritan Lamaj, Dëshmor i Atdheut.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka raportuar më herët se për atentatin që synoi të asgjësonte një person që ka dijeni për autorët e vrasjes së një polici si Lamaj, prokuroria mori nën hetim jo vetëm Edison Pulaj  por edhe Oltion Cacën, që të dy nën akuzë për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë dhe shpërthim me eksploziv.

Ky hetim së bashku me vendimet e fajësisë është rekursuar në Gjykatën e lartë, së bashku me episode të tjera për të cilat i arratisuri akuzohet në Shqipëri si vjedhje dhe drogë.

Në Krujë, dy ditë mbasi ai u  morr i pandehur dhjetorin e vitit 2016, Edison Pula u shpëtoi nga duart dy policëve Denis Çela dhe Naim Stafuka duke u arratisur. Policët që u arrestuan për shpërdorim detyre thane se sapo e zbritën nga makina për ta futur në komisariat, i dyshuari përfitoi nga dera e hapur dhe u largua.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Titujt e Gazetave në Uk

Titujt e Gazetave në Uk

14 December, 2025
Fituesja venezueliane e Çmimit Nobel i thotë BBC-së se i njeh ‘rreziqet’ e udhëtimit në Oslo pas muajsh të tërë fshehjeje (video intervista)

Fituesja venezueliane e Çmimit Nobel i thotë BBC-së se i njeh ‘rreziqet’ e udhëtimit në Oslo pas muajsh të tërë fshehjeje (video intervista)

14 December, 2025
Ndërsa Trump synon Venezuelën, aleatët e saj, Rusia dhe Kina, tregojnë pak shenja mbështetjeje.

Ndërsa Trump synon Venezuelën, aleatët e saj, Rusia dhe Kina, tregojnë pak shenja mbështetjeje.

14 December, 2025
Mahmood premton se të gjitha forcat policore do të kenë ekipe të specializuara për krime seksuale.

Mahmood premton se të gjitha forcat policore do të kenë ekipe të specializuara për krime seksuale.

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result