Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, qendrat e votimit në Kosovë janë mbyllur në orën 19:00, duke përmbyllur kështu edhe procesin zgjedhor.
Qytetarët e Kosovës sot patën mundësinë të shprehin vullnetin e tyre gjatë orëve të votimit, ndërsa tani komisionet zgjedhore do të nisin procesin e numërimit të votave.
Sipas autoriteteve zgjedhore, procesi i votimit është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe pa incidente të mëdha, ndërsa pjesëmarrja pritet të bëhet publike në orët në vijim.
Prokurorja e Shtetit në Kosovës, Laura Pula njofton se autoritetet kanë ndaluar gjashtë persona ditën e sotme për veprime të jashtëligjshme në procesin zgjedhor.