ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
Home Bota

Ne, në Turqi, po i tregojmë botës se si sfidohet një udhëheqës i pandjeshëm dhe autoritar

albnews by albnews
27 March, 2025
in Bota, Opinion
0
Ne, në Turqi, po i tregojmë botës se si sfidohet një udhëheqës i pandjeshëm dhe autoritar
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga: Ece Temelkuran

The Guardian

RelatedPosts

Turqia arreston shefat e firmës së mbrojtjes ‘Assan Group’ në hetimin e spiunazhit ushtarak

“I pazakontë”, zbulohet dinozauri me gjemba gjigantë

“Do ia shpërndajmë të varfërve”, Meksika i kërkon SHBA një pjesë të pasurisë 15 mld dollarë të ‘Mayo-s’

Pas 22 vitesh uzurpimi të pushtetit, kapjes së të gjitha institucioneve shtetërore dhe shtypjes së ashpër – me qëllim të shndërrimit të qytetarëve turq në shërbëtorë islamofashistë – Turqia po kundërpërgjigjet ndaj autoritarizmit të presidentit Recep Tayyip Erdoğan. Në qytete anembanë vendit, përfshirë edhe bastionet e regjimit, protestat kanë vazhduar që një jave.

Arrestimi i kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem İmamoğlu, mbi akuza të rreme për korrupsion, e galvanizoi popullin; brenda pak ditësh, protestat u shndërruan në diçka më të madhe – një kryengritje kombëtare që kërkon demokraci, dinjitet dhe liri. Protestat ua kujtuan shumëkujt kryengritjen e Gezit të vitit 2013, por kësaj here të rinjtë, për të cilët besohej se kishin humbur çdo shpresë për të ardhmen nën regjimin e Erdoğanit dhe në krizën e thellë ekonomike, dolën në rrugë, duke rrezikuar ballafaqimin me dhunën e pakufishme të policisë përmes pjesëmarrjes në tubimet publike që tani janë të ndaluara.

Një nga sloganet e shkruara në pankarta, e përmblodhi ndjesinë në mënyrë të përkryer: “Nëse digjemi ne, do të digjeni edhe ju me ne”. Edhe pse protestat përshkruheshin nga humori politik, të gjithë e dinë se ajo që po ndodh nuk është shaka: vendi ndodhet në një qorrsokak politik. Zari është hedhur. Ose Erdoğani do të tërhiqet, ose … Se çfarë mund të jetë kjo “ose”, kjo mbetet një perspektivë e frikshme. Megjithatë, vendosmëria e popullit për ta thyer murin e frikës është e paprecedentë dhe, kësaj here, ndryshe nga kryengritja e Gezit, partia kryesore opozitare po “mirëpret” veprimin politik – apo të paktën po përpiqet ta bëjë këtë.

İmamoğlu nuk është vetëm kryetari i qytetit më të madh të Turqisë, por edhe, falë popullaritetit të tij të gjerë, rivali i vetëm i besueshëm politik i Erdoğanit. Menjëherë para arrestimit të tij mbi akuza të dyshimta të ngritura nga regjimi – korrupsion financiar, drejtim i një organizate kriminale dhe bashkëpunim me organizata terroriste – İmamoğlu ishte gati të shpallte kandidaturën e tij për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Sipas disa sondazheve, mbështetja për të do ta kalonte ndoshta atë të Erdoğanit në zgjedhjet e planifikuara për vitin 2028. Sipas burimeve pranë Erdoğanit, plani ishte të arrestohej dhe diskreditohej İmamoğlu dhe të vendosej një kujdestar i emëruar nga qeveria në krye të partisë kryesore opozitare. Ky ka qenë modus operandi i Erdoğanit – për vite me radhë. Disa kryetarë bashkish nga partitë opozitare – si ato socialdemokrate, ashtu edhe partia kurde – janë marrë në paraburgim, prandaj pritej arrestimi i İmamoğlut. Në videon e tij të fundit para arrestimit, ndërsa po vishej, İmamoğlu tha me qetësi se do të “qëndrojë i vendosur” për popullin e Turqisë.

Duke e marrë fjalën e tij si thirrje për veprim, qindra-mijëra qytetarë kanë mbushur sheshet e qyteteve që nga nata e parë. Partia kryesore opozitare, kur pa përmasat e protestave, e shndërroi  fushatën për kandidaturën presidenciale në një veprim masiv politik, duke ftuar të gjithë qytetarët të hedhin votën e tyre në mbështetje të İmamoğlut, për t’i treguar regjimit se mbështetja për të shkon përtej politikës partiake. Rreth 15 milionë vetë votuan për İmamoğlun, duke i siguruar atij pozitën si kandidati zyrtar i opozitës.

Veçantitë e kësaj ngjarjeje mund të jenë të paqarta. Pafundësia e gënjeshtrave dhe mashtrimeve të përdorura nga një udhëheqës autoritar, mund të jetë e vështirë për t’u ndjekur. Por, ajo që po ndodh në Turqi ofron mësime të rëndësishme për demokracitë në mbarë botën.

Gjatë dekadës së fundit, siç kemi parë në disa vende evropiane dhe në ShBA, mbajtja e vijës përmes aleancave me partitë qendrore politike, nuk ka rezultuar efektive, ndërsa politika në rrugë në stilin e Lëvizjes Okupo [Occupy], sado frymëzuese të jetë, nuk arrin ta përballojë siç duhet valën në rritje të fashizmit. Strategjitë e tipit “provo përsëri, dështo përsëri” janë shteruar në vitet e fundit – shembulli më i fundit është ShBA-ja. Është e qartë se partitë konvencionale – demokratët në ShBA dhe socialdemokratët në Evropë – kanë dështuar të kanalizojnë indinjatën politike dhe morale të masave të cilën e shkaktojnë udhëheqës si Erdoğani apo Donald Trumpi. Energjia politike që buron nga protestat rrugore është shumë e paparashikueshme për t’u përqafuar nga partitë tradicionale – dhe masat, me gjithë entuziazmin e tyre rinor, hezitojnë të identifikohen me institucionet e rraskapitura politike. Pra, cili është zgjidhja?

Partitë e vjetra progresiste të opozitës ngjasojnë me anije të mbytura – janë struktura të kalbura. Gjatë pesë dekadave të fundit, ato kanë humbur çdo gjë jetike brenda vetes – pas bashkimit të tyre me hegjemoninë neoliberale, gjë që preu lidhjet organike me shtresat progresiste të shoqërisë. Tani janë tejet të burokratizuara dhe, për pasojë, janë gjigantë të paralizuar që nuk arrijnë të ndjekin shkathtësinë e së djathtës së re ekstreme. Ajo që po ndodh aktualisht në Turqi është një energji rinore që rrotullohet rreth kësaj anije të mbytur, duke i dhënë jetë dhe duke e shndërruar atë në një shkëmb koralor. Prej disa ditësh tashmë, udhëheqësit e rinj po mbajnë fjalime në mbledhje të rëndësishme të partisë, duke negociuar vazhdimisht udhëzimet për veprim të përbashkët. Sa herë që është e mundur, sigurohen që zemërimi i tyre të mos kufizohet vetëm në arrestimin e İmamoğlut. Prania e tyre po ndryshon në mënyrë të pakthyeshme shpirtin e lëvizjes politike dhe po e shtyn partinë socialdemokrate drejt jetës. Gjatë këtij procesi, të rinjtë mësojnë të manovrojnë brenda këtij gjiganti të ngadaltë, ndërsa vetë gjiganti fillon të përshtatet, bëhet më i shkathët dhe më i guximshëm për të përballuar taktikat e pamëshirshme të regjimit.

Jo vetëm për Turqinë, por edhe për Evropën dhe më gjerë, pyetja thelbësore për shpëtimin e demokracisë nga ngritja e autoritarizmit do të jetë kjo: a do të lejohet energjia e masave rinore të hyjë në rrënojat e sistemit për t’i shndërruar ato në një organizëm të gjallë? Një organizëm mjaftueshëm i fuqishëm për të sfiduar këtë valë historike që anon nga autoritarizmi? Turqia, në ditët që vijnë, do të japë përgjigjen për këtë pyetje.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Turqia arreston shefat e firmës së mbrojtjes ‘Assan Group’ në hetimin e spiunazhit ushtarak

Turqia arreston shefat e firmës së mbrojtjes ‘Assan Group’ në hetimin e spiunazhit ushtarak

28 August, 2025
Policia nis hetimin për një skemë investimesh piramidale, thirrje qytetarëve për kujdes

Policia nis hetimin për një skemë investimesh piramidale, thirrje qytetarëve për kujdes

28 August, 2025
“I pazakontë”, zbulohet dinozauri me gjemba gjigantë

“I pazakontë”, zbulohet dinozauri me gjemba gjigantë

28 August, 2025
Sali Berisha thirrje FBI-së: Zgjeroni hetimet për Sorosin dhe të birin deri në Shqipëri

Sali Berisha thirrje FBI-së: Zgjeroni hetimet për Sorosin dhe të birin deri në Shqipëri

28 August, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result