Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo që bie në sy janë votat e pakta të partive të vogla dhe të reja.
Nga numërimi i 1791 kutive nga 5225 në total, rezulton se nga 13-15 % të votave kanë shkuar për partitë e vogla përfshirë edhe PSD-në.
Dhe këto parti
Nga këto 4% e përkthyer në 3 mandate ka PSD e Tom Doshit, ndërkohë që Mundësia dhe Nisma me nga 3 % kanë nga një mandat, ndërsa një mandat ka edhe Bashkë e Arlind Qorrit me 1 % të votave.
Asnjë mandat nuk kanë siguruar deri më tani Koalicioni Djathtas për Zhvillim dhe ai Euroatlantik, po kështu edhe AKSH e Elena Kocaqit dhe Lëvizja Atdheu e Kreshnik Osmanit.
Këtë herë me shumë mundësi do të kemi për herë të parë në parlament Partinë Bashkë të përfaqësuar me një deputet, si edhe Nisma dhe Mundësia me nga një deputet, ku në karrigen e kuvendit shanset janë të shohim drejtuesit e këtyre partive.
Ndërkaq nga numërimi i deritanishëm Partia Socialiste po shkon drejt mandatit të katërt qeverisës me 53% të votave ose 83 mandate, ndërsa PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 34% të votave ose 51 mandate.